Përfundojnë kërkimet për trupat e djegur në zjarrin e rënë në një banesë në lagjen "Muzakaj" në orët e para të mëngjesit të sotëm. Forcat e kërkimit të Repartit Zjarrëfikës kanë gjetur të shkrumbuar brenda banesës në lagjen "Muzakaj" edhe 36-vjeçarin Mateo Vangjeli.
Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se, trupi i pajetë i 36-vjeçarit u gjet i strukur pranë derës së dhomës së ndenjes. Sipas policisë, banesa është kontrolluar totalisht dhe nuk ka asnjë trup tjetër të pajetë brenda saj.
Trupi i viktimës u transportua në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit,ku do ti nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së ngjarjes së rëndë,që konfirmohet të jetë aksidentale.

Lajmi kryesor:
Shkrumbohen 3 shtëpi gjatë natës në Berat, pas babait nxirret i pajetë edhe trupi 36-vjeçarit! Shkak i zjarrit dyshohet ngrohësja (VIDEO)








