Real Madrid ka imituar Barcelonën në javën e dytë të La Liga-s, pasi ka barazuar 3-3 një ndeshje dramatike me Levante-n në transfertë. ‘Galaktikët’ krijuan iluzionin e një ndeshje të thjeshtë, pasi që në minutën e 5 zhbllokluan me Garreth Bale, por me fillimin e pjesës së dytë vendasit përmbysën me Roger dhe Campana. Në kushtet e një goditje të rëndë Reali mori masat dhe pas zëvendësimit Vinicius Junior fillimisht barazoi shifrat në 2-2. Kur pritej përmbysja vendasit kaluan edhe njëherë në avantazh me Rober Pier, ndërsa heroin për ekipin e Ancelotti-t do ta bënte Vinicius sërish që vulosi shifrat përfundimtare në 3-3 në minutën e 85.
Në këto kushte Atletico Madrid, skuadra kampione e La Liga, krijon shkëputjen me 2 pikë nga ndjekësit që në javën e dytë të sezonit të ri, pasi të besuarit e Simeones fituan 1-0 kundër Elches. Në Ëanda Metropolitano ‘el colchoneros’ u nderuan edhe një herë nga Correa, që realizoi golin trepikësh në minutën e 39. Pas dy ndeshjeve të parë Atketico Madrid udhëheq kampionatin me 6 pikë.
Ndërkohë në Premier League Chelsea ka fituar 0-2 derbin e Londrës kundër Arsenal. Në ‘Fly Emerites’ supersfidën e zhbllokoi Romelu Lukaku, futbollisti i blerë nga Chelsea te Interi për 120 milionë euro. Golin tjetër të derbit e realizoi talenti James, duke vulosur edhe tre pikët e kësaj sfide për të besuarit e Tuchel që këtë fillim sezoni duket thjeshtë të pandalshëm.
Ndryshe nga Chelsea, te Arsenal ambienti është shumë pessimist, aq sa trajneri Arteta rrezikon shkarkimin që në javën e dytë. ‘Topçinjtë’ ende se kanë marrë pikën e parë në kampionat, ndërsa javën e ardhshme do përballen me kampionët e Manchester Cityt.