Pas bekimit, vizita e Papës fut
në sherr opozitën me mazhorancën
Shpenzimet për dekorin në vizitën historike që Papa Françesku zhvilloi në 21 shtator në Shqipëri, është bërë objekt i akuzave të ndërsjellta mes opozitës dhe mazhorancës.
TIRANE- Shpenzimet për dekorin në vizitën historike që Papa Françesku zhvilloi në 21 shtator në Shqipëri, është bërë objekt i akuzave të ndërsjellta mes opozitës dhe mazhorancës. PD akuzoi dje qeverinë se i ka dhënë 394 milionë lekë kompanisë së vëllait të Erjon Veliaj AEG, për dekorin gjatë vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri, ndërkohë që me anë të një reagimi zyrtar zyra e kryeministrisë i konsideroi shpifje dhe denigrim të opozitës akuzat e ngritura nga PD.
Deputeti demokrat Gert Bogdani bëri publike dokumenta të cilat sipas tij vërtetojnë dhënien e kësaj shume e cilas sipas opozitës është dhënë me urdhër të kryeministrit Rama. "Me prokurorim të drejtpërdrejtë, Edi Rama ka futur në xhepat e kompanisë EAG Communication, 394 milionë lekë, për shërbimet e ofruara gjatë vizitës së Papës. Kompania EAG edhe pse është krijuar në janar të këtij viti, dhe nuk plotëson kriteret teknike, është kontraktuar nga qeveria. Të gjithë e dinë se kush është kompania EAG dhe pse ajo u shpall fituese, dhe pse u pasurua brenda ditës.
EAG është biznesi i Erion Veliajt, për të cilën kujdeset vëllai i tij”, deklaroi në akuzën e tij Bogandi. Deputeti demokrat shkoi edhe më tej në akuzat e tij duke u shprehur se në dokumentat që opozita disponon vërtetohet mjaft qartë se firma në fjalë, ndonëse janë përpjekur ta fshijnë nga QKR, ka lënë gjurmë dhe është lehtësisht e vërtetueshme se është në pronësi të Arbër Veliajt, vëllait të ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. “Është Erion Veliaj, me emër tjetër dhe administrator tjetër. Ky skandal, dëshmon se Edi Rama dhe të tijtë, janë aty për të shfrytëzuar çdo mundësi, edhe vizitën e Papa Franceskut, për t’u pasuruar. Qytetarët shqiptarë ose të vobektit, sic i quan Ministri, duhet të kuptojnë mirë, se sa qesharake është kur Erion Veliaj flet për të varfërit, teksa me një firmë përvetëson 394 milionë lekë të taksapaguesve shqiptarë”, deklaroi Bogdani.
ReagimiAkuzat e opozitës për fondet e përdorura nga qeveria për dekorin e kryeqytetit gjatë vizitës së Papa Françeskut në Tiranë për kryeministrinë s’janë gjë tjëtër veçse thashetheme të dala nga selia e tyre e SHQUP-it. Zyra e kryeministrisë e konsideroi të degjeneruar sjelljen e opozitës, ndërkohë që dha edhe versionin e saj për këtë ngjarje.“Duke ndjekur me keqardhje degjenerimin e opozitës në një klub thashethemesh prej province, informojmë opinionin publik se në çdo vendim e veprim të sajin, Qeveria e Shqipërisë, udhëhiqet nga interesi kombëtar dhe publik. Përgojimi në klubin e ish-oficerëve i organizimit botërisht të suksesshëm, për pritjen e Papa Franceskut, është një tjetër dëshmi e degjenerimit politik, moral dhe madje edhe logjik të opozitës sonë”, sqarohej në deklaratën e kryeministrisë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Nëntor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4358
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22