Pas Ben Blushit, edhe
‘Kaubojsi’ krijon parti të re

Pas Ben Blushit, edhe<br />‘Kaubojsi’ krijon parti të re
Një tjetër deputet largohet nga radhët e Partisë Socialiste. Pas Ben Blushit, i cili krijoi partinë e re ‘Libra’, edhe kolegu i tij, Eduard Ndocaj ka ndjekur po të njëjtën rrugë. Lëvizja e re politike, e krijuar në Itali do të mbajë emrin ‘Emigracioni Shqiptar’, pjesë e të cilës do të jenë emigrantë shqiptarë.

Ky fakt është bërë i ditur nga vetë deputeti ‘kaubojs’, i cili në rrjetin social ‘Facebook’ ka shpërndarë vendimin për krijimin e kësaj partie. Po ashtu, bëhet e ditur se me shumicë votash Ndocaj është zgjedhur në krye të kësaj force.

Sipas Ndocajt, kjo është lëvizje politike e emigracionit dhe për emigracionin. Anëtarët dhe drejtuesit e saj janë dhe do të jetë ekskluzivisht emigrantët kudo ku jetojnë. “Kjo është një lëvizje politike me natyrë demokratike dhe shërbim të demokracisë duke respektuar rendet shtetërore dhe të drejtat e liritë Themelore të Njeriut”, citohet në njoftimin e publikuar.

Me afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme të 2017-ës, disa deputetë kanë zgjedhur të krijojnë partitë e tyre politike, ndërsa për PS kjo tregon se ka disa anëtarë më pak brenda saj. “Kush mund të jetë pjesë e kësaj Lëvizje? Mund të jetë çdo shqiptarë që jetojnë jashtë, pavarësisht nëse e posedon apo shtetësinë shqiptare.

Po ashtu pranohen edhe qytetarët që jetojnë në Shqipëri e kjo bëhet për faktin se emigracioni nuk mund të ndahet nga Kombi, sepse çdo emigrantë ka familjarë, miq dhe ka lidhje të pandare me Atdheun.

Kush është modeli i organizimit të kësaj lëvizje? Është model perëndimore decentralizues, ku çdo anëtarë është një potencial i rëndësishëm për përfaqësimin dhe forcimin e lëvizjes politike. Demokraci për lëvizjen është e shenjtë dhe i vetmi mekanizëm për përfaqësim politik dhe për vendimmarrje”,-thotë Eduard Ndocaj në Facebook.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social