Pas betonierëve, në Tiranë do të bllokohet edhe qarkullimi i mjeteve që transportojnë mallra nga ora 7 deri në orën 9

Automjetet që transportojnë mallra nuk do të lejohen të lëvizin në Tiranë nga ora 07:00 deri në orën 09:00. Vendimi është marrë nga Bashkia e Tiranës, ndërsa u bë me dije nga Erion Veliaj gjatë një takimit me taksistët e kryeqytetit, ku foli për përmirësimin e trafikut në Tiranë.

“Të njëjtën masë do ta marrim edhe për ata që bëjnë transport mallrash, që s’kanë lidhje me ndërtimin. Janë zakone që duhen mësuar, siç është mësuar gjithë bota, e s’do furnizohesh në orën 07:00. Nga ora 07.00-09.00 nuk do qarkullojë asnjë makinë që transporton mallra sepse kemi rreth 200 mijë fëmijë dhe studentë që shkojnë në shkollë që në orën 07.00 të mëngjesit dhe nuk mundet të të vonojë dikush për në shkollë apo spital, punë e aeroport, sepse po derdh beton apo dikush për një furnizim ka bllokuar gjithë lagjen. Do t’i rri këtij vendimi dhe ashtu sikurse e ka përkrahur 99% e popullsisë së Tiranës, ta përkrahë dhe ai 1%, që mund të jetë pak më e pasur se shumica apo më të fortë në dukje, por përsëri janë pakica. 99% fiton mbi 1% dhe do i rrimë kësaj pune deri në fund.”, tha ai.

Ky vendim vjen pas atij për kufizimin e lëvizjes së betonierëve gjatë ditës brenda Unazës së kryeqytetit. Ky vendim hasi në kundërshtinë e Shoqatës së Ndërtuesve, por megjithatë, më shumë se njëherë Veliaj ka theksuar se i qëndron vendimin për shkak të efekteve që ka dhënë në lehtësimin e trafikut.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KritikAbsolut: 20/01/2022 17:30

    Nje Bravo te madhe. Ky vendim duhej te ishte marre me kohe madje furnizimi dyqaneve te behet gjithmone gjate nates.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës