Pas bilanceve dramatike, një lajm i mirë vjen nga Italia - i infektuari shërohet me Remdesivir

Pas bilanceve dramatike, një lajm i mirë vjen nga Italia - i infektuari shërohet me Remdesivir

Një lajm i mirë vjen nga Italia. Një nga shumë të infektuarit me koronavirus është shëruar, pasi eshtë trajtuar me ilaçin eksperimental “Remdesivir”.

“Kemi pacientin e parë që është shëruar pasi është trajtuar me ilaçin eksperimental”, ka deklaruar Matteo Basetti, drejtori i klinikës infektive në spitalin San Martino në Genoa të Italisë.

Trajtimi i 79-vjeçarit kishte filluar më 7 mars, kurse gjatë dy testeve të bëra së fundmi për koronavirus ka rezultuar negativ.

Basetti njoftoi se pacienti së shpejti do të rikthehet në Lombardi. Ai theksoi gjithashtu se ka pacientë tjerë që janë duke u trajtuar me këtë lloj ilaçi, dhe se ata janë të kënaqur më rezultatin.

Nga ana tjetër ministria italiane e Shëndetësisë ka miratuar testimin në kafshë me vaksinën e parë kundër koronavirusit.

Vaksina testuese është zhvilluar në laboratorin e kompanisë “Takis”, dhe është vaksina e parë testuese në Evropë.

Pasi u përmend disa herë si një trajtim efektiv për të luftuar infeksionin e Covid 19, hidroksilklorina, ilaçi që përdoret prej vitesh kundër malaries, duket se ka ndezur shpresën për shërim edhe për pacientët të infektuar më seriozë.

Sipas një studimi të spitalit universitar në Marsejë në Paris,  75% e pacientëve të trajtuar me këtë medikament pas gjashtë ditësh dalin negativ në testin e tamponit.

Por sipas OBSH, deri më tani, asnjë ilaç antiviral nuk ka treguar se është efektiv kundër koronavirusit.

Shkencëtarë nga Parisi dhe Nju Jorku kanë filluar tashmë testimin e dhjetra ilaçeve kundër mostrave të koronavirusit dhe po përgatiten të publikojnë rezultatet e tyre këtë javë.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH tha se "ky koronavirus paraqet një kërcënim të paparë për botën. Ai duartrokiti mjekët dhe infermierët italianë që janë në vijën e parë të luftës kundër infeksionit.

Ai e ka quajtur mrekulli faktin e numrit të lartë të atyrë që dalin me jetë nga kujdesi intensiv dhe ka vlerësuar forcën dhe guximin e jashtëzakonshëm të stafit mjekësor italian.


Lajmi kryesor:

Italia ia kalon Kinës me viktimat! 427 të vdekur në 24 orë! Trump: Koronavirusin do ta luftojmë me ilaçin e malaries! (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë