Pas Bjellorusisë edhe Rusia, nxjerr nga aeroplani dhe arreston një kritik të Kremlinit

Pas Bjellorusisë edhe Rusia, nxjerr nga aeroplani dhe arreston një kritik të Kremlinit

Në një skenar jo shumë të ndryshëm me atë të gazetarit disident bjellorus Roman Protasevich, ish-drejtori ekzekutiv i Rusisë së Hapur, një lëvizje pro-demokracisë e themeluar nga kritiku i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky, u nxor nga një aeroplan në Shën Petersburg dhe u arrestua.

Andrei Pivovarov u arrestua për shkelje të të pretenduara të ligjit mbi të ashtuquajturat “organizata të padëshirueshme”.

Pivovarov u nxor nga aeroplani që do të udhëtonte për në Varshavë, në kohën që ai ende gjendej në aeroportin Pulkovo.

Në një postim në aplikacionin Telegram, Pivovarov tha se autoritetet planifikojnë ta dërgojnë atë në qytetin Krasnodar, për arsye ende të panjohura dhe autoritetet ruse nuk kanë dalë ende me ndonjë koment.

Aktivistët e organizatës civile Rusia e Hapur janë përballur rregullisht me presion qëkur prokurorët rusë e kanë identifikuar atë si “organizatë të padëshirueshme” në vitin 2017 dhe ligji për “organizatat e padëshirueshme” është miratuar në maj të vitit 2015.

Ai është pjesë e disa rregullimeve të nxitura nga Kremlini dhe ka në shënjestër shumë organizata jofitimprurëse dhe joqeveritare, që marrin fonde nga burime të huaja , nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen