
Pas bombardimeve ruse, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme. Ambasadori i Ukrainës në Kombet e Bashkuara, Sergiy Kyslytsya e filloi fjalimin e tij duke u thënë vendeve anëtare se familja e tij në Ukrainë kishte qenë në një zonë të banuar kur u sulmua nga raketat më të fundit ruse dhe ata nuk ishin në gjendje të shkonin në një strehë për bomba. Raketat ruse kanë vrarë tashmë disa nga të afërmit e ti.
Ai e vazhdoi fjalimin duke e quajtur Rusinë "një shtet terrorist" dhe tha se ajo duhet të frenohet në mënyrat më të forta të mundshme për të parandaluar mizoritë e mëtejshme.
Kuvendi po shqyrton propozimin për një rezolutë që dënon 'referendumet' ruse dhe aneksimin e paligjshëm të rajoneve të okupuara të Ukrainës. Votimi për rezolutën pritet gjatë javës. Rusia ka kërkuar që votimi të jetë i fshehtë. Moska kohët e fundit vuri veton ndaj një rezolute të ngjashme në Këshillin e Sigurimit. Asambleja e Përgjithshme nuk lejon veton, por rezolutat e saj nuk janë ligjërisht të detyrueshme.
Lajmi kryesor:
Mblidhet OKB për aneksimet ruse, Kievi: Rusia do të na kthejë në kohën e Hitlerit! Hakmarrja e Putin për urën e Krimesë, 84 raketa godasin Ukrainën (VIDEO)











