Një foto e postuar në një profil falco ka shkaktuar debate mes dy bukurosheve shqiptare. Në profilin falco të trajnerit gjerman Jurgen Klopp, u postua një foto e Rike Roçit me mbishkrimin: Ja përse na mungon Shqipëria këtë Botëror. Kjo foto i ka ‘rënë në dorë’ moderatores sportive Eva Murati, e cila bëri një postim ironizues në Instagramin e saj.
Nuk di ta marr për kompliment apo…
Eva Murati, moderatore
(Postimi i Eva Muratit)
Menjëherë pas kësaj reagoi dhe Rikja duke i thënë Evës se thjesht duhet ta marrë si kompliment dhe të kënaqet kur shikon femra të bukura dhe të mira.
(Postimi i Rike Rocit)
Mbrëmjen e djeshme të dyja ishin të ftuara në ‘Top Arena’ ku u përballën për herë të parë.
Nëse do ta dija se Rikja ishte vajzë e famshme nuk do të reagoja fare. Por në atë fotografi që ishte adresë false e Jurgen Klopp, unë u ndjeva e fyer për dy gjëra. E para, sepse ishte një koment seksist dhe dukej sikur vajzat shqiptare janë thjesht të bukura dhe për kaq i duhen Botërorit. E dyta, ishte fyerja ndaj simboleve shqiptare, ashtu siç e kuptova unë. Ne, si popull, si skuadër, nuk kemi asnjë lloj vlere, përveç vlerës së bukurisë së femrave.
Eva Murati, moderatore
Ndërsa Rikja u shpreh se nuk ishte dakord me mendimin e Evës.