Pas dënimit nga Gjykata për vjedhje, Kastriot Çipit iu refuzua viza kanadeze
Pas dënimit nga gjykata e Tiranës për përvetësim fondesh prej 8.8 milionë lekësh dhe moszbatimin e një kontrate me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK), regjisorit Kastriot Çipi i është refuzuar viza kanadeze.
Kastriot Çipi dhe Robert Budina, dy drejtuesit e protestës për Teatrin
Pas lajmit të publikuar dje se, Kastriot Çipi dhe Robert Budina, dy drejtuesit e protestës kundër teatrit, rezultojnë të dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë për vjedhje të fondeve të filmave dhe janë kallëzuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Çipi është munduar të sqarojë rrethanat e këtij dënimi në Facebook.
“E vërteta është se jo unë si individ, por kompania ime, është paditur CIVILISHT për “mosrespektim të detyrimit kontraktor”. Dhe mospërmbushja e detyrimit kontraktor, me KUSHTETUTË nuk përbën vepër penale dhe nuk mund të dënohet me burg”, shkruajti ai dje, pas publikimit të lajmit nga "Shqiptarja.com".
Por, ndoshta pa dashje, ai në reagimin e tij ka zbuluar edhe një detaj tjetër: Se pas dënimit për vjedhje, në vitin 2014, Ambasada kanadeze i ka refuzuar vizën.
“…në vitin 2014 bëra një përpjekje për të shkuar individualisht në Kanada (sepse e kisha të pamundur të financoja udhëtimin e një grupi të plotë xhirimi) dhe m’u refuzua viza”, shkruan Kastriot Çipi në Facebook.
Në këtë postim ai ka pranuar dënimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Tiranë.
“Letra e qershorit 1999 drejtuar QKK për kthimin shumës dhe zgjidhjen e kontratës është absolutisht e vërtetë. Por pjesa tjetër e së vërtetës është se QKK nguli këmbë se filmi duhej të realizohej patjetër, pavarësisht vonesave. Projekti ynë nuk ishte as i pari, as i fundit që vonohej në realizim. Në këto kushte, kolegu Budina u tërhoq nga projekti dhe punën e vazhdova unë”, pranon Çipi.
"Shqiptarja.com" publikoi paraditen e djeshme vendimin e Gjykatës, ku thuhet se dy regjisorët u dënuan për vjedhje fondesh. Budina e Çipi sipas vendimit duhet t'i kthejnë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK), një fond rreth 30 milion lekë (8.8 milion lekë shuma e akorduar + 21.2 milion lekë penalitete).
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3601
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VKM/ Altin Basha shkarkohet nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar, dyshohet se abuzoi me fondet! Për Report Tv: S’kam asgjë për të thënë! Komandohet i riu
9 Janar, 14:01
-
Speciale/ Komedia, zhanri më i preferuar nga publiku! Rekordet e shikueshmërisë në teatrin shqiptar i ruan ‘Pallati 176’
1 Janar, 15:55
-
Ikën Abigeila Voshtina, kompozitori Aulon Naçi drejtori i komanduar i Teatrit Kombëtar të Operas
18 Dhjetor 2024, 09:53
-
VKM/ Shkarkohet drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina
13 Dhjetor 2024, 19:43
-
Ndahet nga jeta Zoica Haxho, ikona e baletit shqiptar
1 Dhjetor 2024, 10:06
-
Teatri i ri, Veliaj: E ndërtojmë për 100 vitet e ardhshme
2 Nëntor 2024, 15:29
-
Vijojnë punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ja pamjet me dron nga kantieri (VIDEO)
1 Nëntor 2024, 12:02
-
Filmi që çon Shqipërinë në Oskar, regjisori Robert Budina: Fundi jo i lumtur paraqet mentalitetin e Shqipërisë sot
20 Shtator 2024, 20:12
-
”Pikë uji” Filmi i Robert Budinës për krizën e shoqërisë zhytur në korrupsion e krime
9 Shtator 2024, 16:59
-
Veliaj inspekton punimet te Teatri i Ri: Në 30 muaj po bëjmë atë që humbëm në 30 vjet
3 Gusht 2024, 12:55
-
Katër vite nga shembja e Teatrit Kombëtar, Meta: Akt kriminal që ende sot mbetet pa përgjegjës
17 Maj 2024, 12:03
-
‘Biznesmenit’ i bëhet ‘gjyqi’ në Teatër! Gëzim Kame e Viktor Zhusti ‘mbledhin’ në tryezë figura të drejtësisë në pension. Artistët rrëfejnë shfaqjen
29 Mars 2024, 19:34