Tiranë- Të hënën e 17 marsit Kuvendi do të mblidhet për një tjetër seancë maratonë, ku në rend dite janë 25 pika për diskutim.
Seanca do mbahet në orën 10:00 dhe rendi i ditës është shpërndarë nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali.
Në to bien në sy dhe kanë më shumë interes përzgjedhja dhe votimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues së RTSH-së, me 10 kandidaturat që u kaluan këtë javë te Komisioni i mediave pas dëgjesës së mbajtur, si dhe i kryetarit të Këshillit.
Komisioni gjithashtu ka përzgjedhur më 11 mars, edhe 2 emrat kandidatë për kryetarë, teksa fituesi bëhet njëkohësisht edhe anëtari i 11 i Këshillit, përveçse drejtues. Zëvendësuesi i i ish-kryetarit Leka Bungo, do të jetë Helidon Haliti ose Fatjon Hoxhalli, të cilët janë 2 kandidatët përfundimtarë që garojnë për kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH.
Kuvendi kishte shkarkuar Këshillin Drejtues të RTSH-së pas shkeljeve të shumta të gjetura në procedurat e garës për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së.
Gjithashtu në rend ditë është edhe votimi për anëtarët e Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.
Po të hënën do të diskutohet dhe votohet për projektligjin për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, nismë kjo e qeverisë shqiptare, për t’i ardhur në ndihmë bujqësisë dhe fermerëve.
Mes të tjerësh është edhe diskutimi për strukturën dhe organika e INSTAT-it.
Në listën me 10 kandidatë të Këshillit Drejtues të RTSH-së bie në sy emra si aktorët Bujar Kapexhiu, Rajmonda Bulku dhe Zamira Kita, regjisori Robert Budina, kompozitori Osman Mula, si dhe emrat e Pano Xhixho, Lorenc Vangjeli, Enio Civici, Alket Braho dhe Petrit Beci.
(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
(Në mbështetje të neneve 78, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
për miratim)
për miratim)
miratim).
miratim).
miratim).
miratim).

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente











