Fotoja që publikon Report TV, dëshmon qartë sesi njëri prej qenve, është shkëputur nge qentë e tjerë, dhe i është vënë pas tre personave teksa ngjitin shkallët e këtij institucioni, duke u drejtuar për në katin e dytë për tek Reparti i Kirurgjisë.
(Një qen në spitalin Rajonal të Gjirokatrës duke u ngjitur për në katin e dytë për tek Reparti i Kirurgjisë)
Gjendja është aspak serioze në ambientet e brendshme të këtij spitali, kjo pasi nuk menaxhohet siç duhet në kushtet kur nuk ka drejtor.
Për Report TV jashtë kamerës infermieret e Pavionit të Kirurgjisë, përcjellin këtë shqetësim dhe apelojnë ndërkohë që të krijohen kushtet e mbrojtjes nga këta qenë, pasi në shumicën e rasteve ata përbëjnë rrezik për shëndetin e njerëzve aq më tepër në spital ku mjekohen pacientët e shtruar.
Kujtojmë se Spitali Rajonal i Gjirokastrës, ka kontratë të lidhur me kompani Sigurimi Objektesh dhe rrjedhimisht duhet të jetë i mbrojtur nga ardhja e endacakëve të padëshiruar. Mirëpo duket se qentë kanë dalë më të fortë se rojet.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com









