Pas dështimit të negociatave
Rama 90 minuta takim me Metën

Pas dështimit të negociatave<br />Rama 90 minuta takim me Metën
TIRANË-Disa orë pasi negociatat me ndërmjetësit e huaj dështuan, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot paradite një takim 90 minuta me kryeparlamentarin Ilir Meta.

Kreu i Qeverisë i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit rreth orës 09:30 minuta të paradites, dhe ka dalë prej aty rreth orës 11:00.

Nuk ka ende asgjë zyrtare rreth takimit mes tyre, por ky zhvillim vjen vetëm disa orë pas takimeve intensive për zgjidhjen e krizës dhe negociatash të gjata mes palëve, pas të cilave në fakt nuk u prodhua ndonjë rezultat.

Kujtojmë që ky takim vjen një ditë pas raundit të tretë të zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.

Nesër në Kuvend do të zhvillohet raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit, pas dy raundeve të djegura pasi maxhoranca nuk paraqiti asnjë emër, pasi ka deklaruar se pret kontributin e opozitës për këtë proçes.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët