Pas dështimit të negociatave
Vlahutin takon ambasadorët e BE

Pas dështimit të negociatave<br />Vlahutin takon ambasadorët e BE
Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë po zhvillojnë një takim në zyrën e diplomates Romana Vlahutin.
 
Takimi ka nisur rreth orës 11:00, ndërsa në qendër të diskutimit është padyshim aktualiteti politik.
 
Mbledhja është jashtë radhe dhe takimi ka qenë urgjent, pasi takimi normal i Vlahutin me diplomatët e BE është në fillim të çdo muaji.
 
Takimi i Romana Vlahutin me ambasadorët e BE të akredituar në Tiranës vjen pas dështimit të negociatave për zgjidhjen e krizës politike.
 
Ambasadorët e vendeve të BE pas takimit mund të dalin me një qëndrim për situatën në Shqipëri pas dështimit të negociatave, pasi Basha refuzoi draftin me 12 pikat të Zëvendëspresidentit të Partisë Popullore Evropiane (PPE) David McAllister dhe raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, për zgjidhjen e krizës.
 
Tashmë pritet që të shikohet nëse do të ketë ndonjë lëvizje të re të Bashkimit Europian për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët