Pas protestës së dhunshme, PD u ul në komisionin e reformës territoriale.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana tha në emisionin "Repolitix" në Report Tv, se PD është për çdo reformë në të mirë të vendit.

"Çdo reformë në shërbim të Shqipërisë, që i bën mirë demokracisë, ka të bëjë me të mirën publike për shqiptarët, unë jam mbështetëse. Siç e tha zoti Boçi, një reformë që nuk do vendoset nga PS siç ka ndodhur. Jemi mësuar që vitet e fundit të shohim arenë boksi në parlament. Parlamenti duhet të jetë arenë debatesh, idesh, shqiptarët kërkojnë një lloj niveli dhe se çfarë do të bëjmë ne.", tha ajo.

Ndërsa anëtari i PS në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Alfred Muharremi deklaroi se kjo reformë duhet të përfundojë në korrik të këtij viti, sipas një afati të vendosur nga BE.

"Ka një afat nga BE që në korrik duhet të mbarojë reforma territoriale. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Janë variante, por do ketë negocim, është për uljen e numrit të bashkive. Është edhe për uljen e numrit të deputetëve, që të jenë më efikase. Kur kemi bashki me 5 mijë banorë, nuk mund të jetë bashki. Kjo reformë do i shërbejë më mirë bashkimit të bashkive", deklaroi ai.


Lajmi kryesor:

Protesta e dhunshme e PD/ Karanxha: Të miturit dolën para policisë! Muharremi: U përdorën si mish për top! Kuçana: Rama i frikësuar nga pezullimi i Ballukut