Pas Dibrës, PS kandidon një
mjek edhe në bashkinë Kolonjë

Pas Dibrës, PS kandidon një<br />mjek edhe në bashkinë Kolonjë
Partia Socialiste ka nxjerrë kandidatin e saj për zgjedhjet e kryetarit të Bashkisë Kolonjë. Ai është mjeku Ilia Stefo, i cili do të jetë përballë kandidatit të opozitës i zgjedhur nga Partia Agrare e Agron Dukës.

Pas Dibrës, të cilën PS ia besoi mjekut të njohur Muharem Rama, socialistët kanë vendosur që edhe kandidati për qytetar të parë të Kolonjës, të jetë gjithashtu një mjek. 

Nga ana tjetër, opozita ende nuk ka vendosur se kush do të jetë kandidati saj në këto zgjedhje. 

Zgjedhjet do të mbahen më 20 nëntor të këtij viti. Kjo datë u dekretua më herët gjatë së enjtes nga Presidenti Nishani.

Zgjedhjet në Bashkinë Kolonjë do të mbahen për shkak të humbjes së parakohshme të jetës se ish-kryebashkiakut Arben Malo.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Në mediat e Kosovës që kontrollon VV, mund të kritikosh më lehtë Zotin, por jo Albin Kurtin

Spahiu: Në mediat e Kosovës që kontrollon VV, mund të kritikosh më lehtë Zotin, por jo Albin Kurtin