ROME- Pas diplomës misterioze, që mori pranë universitetit "Kristal" në Shqipëri, skandalin që e shoqëroi në Itali dhe në fund dorëheqja e tij nga Këshilli rajonal i Lombardisë, tashmë Renzo Bossi është një "fermer". Kështu raportojnë mediat italiane, të cilat i referohen asaj që vetë Bossi u ka thënë gazetarëve. "Tani unë jam një fermer - ka thënë i biri i Umberto Bossit, - por nga ana tjetër për të bërë politikë nuk duhet patjetër një post, politika bëhet edhe në bar". Si për të konfirmuar profesionin e ri, na vjen kjo foto që e tregon gjysmë lakuriq, me kraharorin zbuluar, në njërën prej fermave të familjes, ku me sa duket, Bosi i ri, është tërhequr për të punuar.
Këto nuk janë kohë të qeta për Legën: Skandali për diplomën false që mori në Shqipëri i riu Renzo Bossi (që në të vërtetë nuk ka qenë kurrë në Tiranë), shkaktoi në Itali nju polemikë të fortë, duke konsumuar edhe vetë Umberto Bossin, partia e të cilit ishte në qendër të akuzave për një skandal financiar dhe që e detyroi të atin e Renzos të jepte një dorëheqje të bujshme. Tashmë kreu i legës, është Roberto Maroni, armiku numër një i Bossit brenda partisë.
Njëkohësisht Renzo Bossi rezulton të jetë nën hetim nga prokuroria e Tiranës, nën akuzën për përvetësim të padrejtë të fondeve publike. Pikërisht një pjesë e këtyre parave, sipas hipotezave të hetuesve italianë, mund të kenë shërbyer për të blerë diplomën false në Shqipëri. "Trofta", i mbiquajtur kështu nga babai i tij, Umberto, është kapur mat në Milano në një darkë romantike me të dashurën e tij, Silvia Baldo. Umberto Bossi nuk mund ta parashikonte, por në 2008, kur e etiketoi me nofkën "trofta" të birin, i parapriu cilësive dhe aftësive që i biri do të demonstronte 4 vjet më vonë. Në 2012, të birit të senatorit i ndodhën të gjitha. Fshehja e "thesarit të legës", i cili u rikthye më pas nga ekonomisti Belsito, deklaratat e sikletshme të shoferit të tij që e akuzonte se përdorte lekët e partisë për të blerë edhe benzinën e makinës, dorëheqja nga këshilli rajonal, polemikat për diplomën e fituar në Shqipëri, "rrëzimi" i të atit të tij e deri tek videot ku ai flet me gabime të shumta gramatikore. Për ta "rrëzuar në tapet" një djalë 24-vjeçar do të kishte mjaftuar vetëm gjysma e këtyre. Por Renzo-Trofta ka rezistuar dhe madje ka treguar se di të notojë edhe në ujëra të turbulluara, duke pritur kohë më të mira.
"Renzo dukej sikur u zhduk për disa kohë, por ne e kemi zbuluar sërish", - shkruajnë mediat italiane. Larg nga Pirreli, pa një kravatë të butë, Renzo Junior është shfaqur në Milano me pamjen, dëshirat dhe interesat e një djali të zakonshëm të moshës së tij. Që sot kanë emrin dhe mbiemrin Silvia Baldo. Atë që politika, media e gjykatat nuk kanë mundur të bëjnë, ka mundur ta bëjë bukuroshja milaneze 32-vjeçare, falë së cilës Bossi po e kalon "rrëzimin" pa shumë dhimbje. Aktore dhe modele, me një fizik marramendës, e cila praktikon kërcimin modern dhe atë latino-amerikan, vajza ka filluar e shfaqet gjithnjë e më shpesh përkrah djalit të senatorit. Për të mos rënë shumë në sy, dalin në grup me të vëllanë e Renzos, Eridanio Sirio dhe miq të tjerë. Por nuk ia arrijnë të fshihen.
Në tavolinën e një restoranti në Corsi Lodi" midis pjatave me gatim japonez, verë e bardhë e ftohtë, ai nuk ia ka shqitur për asnjë moment sytë fytyrës së saj. Pasi u mbijetoi edhe ujërave të turbulluara të politikës, Trofta, tashmë noton në ujërat e nxehta të ndjenjave. Duke u përgatitur të kthehet sërish në fshat për "t'i rënë lopatës". Pavarësisht diplomimi.
Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Këto nuk janë kohë të qeta për Legën: Skandali për diplomën false që mori në Shqipëri i riu Renzo Bossi (që në të vërtetë nuk ka qenë kurrë në Tiranë), shkaktoi në Itali nju polemikë të fortë, duke konsumuar edhe vetë Umberto Bossin, partia e të cilit ishte në qendër të akuzave për një skandal financiar dhe që e detyroi të atin e Renzos të jepte një dorëheqje të bujshme. Tashmë kreu i legës, është Roberto Maroni, armiku numër një i Bossit brenda partisë.
Njëkohësisht Renzo Bossi rezulton të jetë nën hetim nga prokuroria e Tiranës, nën akuzën për përvetësim të padrejtë të fondeve publike. Pikërisht një pjesë e këtyre parave, sipas hipotezave të hetuesve italianë, mund të kenë shërbyer për të blerë diplomën false në Shqipëri. "Trofta", i mbiquajtur kështu nga babai i tij, Umberto, është kapur mat në Milano në një darkë romantike me të dashurën e tij, Silvia Baldo. Umberto Bossi nuk mund ta parashikonte, por në 2008, kur e etiketoi me nofkën "trofta" të birin, i parapriu cilësive dhe aftësive që i biri do të demonstronte 4 vjet më vonë. Në 2012, të birit të senatorit i ndodhën të gjitha. Fshehja e "thesarit të legës", i cili u rikthye më pas nga ekonomisti Belsito, deklaratat e sikletshme të shoferit të tij që e akuzonte se përdorte lekët e partisë për të blerë edhe benzinën e makinës, dorëheqja nga këshilli rajonal, polemikat për diplomën e fituar në Shqipëri, "rrëzimi" i të atit të tij e deri tek videot ku ai flet me gabime të shumta gramatikore. Për ta "rrëzuar në tapet" një djalë 24-vjeçar do të kishte mjaftuar vetëm gjysma e këtyre. Por Renzo-Trofta ka rezistuar dhe madje ka treguar se di të notojë edhe në ujëra të turbulluara, duke pritur kohë më të mira. "Renzo dukej sikur u zhduk për disa kohë, por ne e kemi zbuluar sërish", - shkruajnë mediat italiane. Larg nga Pirreli, pa një kravatë të butë, Renzo Junior është shfaqur në Milano me pamjen, dëshirat dhe interesat e një djali të zakonshëm të moshës së tij. Që sot kanë emrin dhe mbiemrin Silvia Baldo. Atë që politika, media e gjykatat nuk kanë mundur të bëjnë, ka mundur ta bëjë bukuroshja milaneze 32-vjeçare, falë së cilës Bossi po e kalon "rrëzimin" pa shumë dhimbje. Aktore dhe modele, me një fizik marramendës, e cila praktikon kërcimin modern dhe atë latino-amerikan, vajza ka filluar e shfaqet gjithnjë e më shpesh përkrah djalit të senatorit. Për të mos rënë shumë në sy, dalin në grup me të vëllanë e Renzos, Eridanio Sirio dhe miq të tjerë. Por nuk ia arrijnë të fshihen.
Në tavolinën e një restoranti në Corsi Lodi" midis pjatave me gatim japonez, verë e bardhë e ftohtë, ai nuk ia ka shqitur për asnjë moment sytë fytyrës së saj. Pasi u mbijetoi edhe ujërave të turbulluara të politikës, Trofta, tashmë noton në ujërat e nxehta të ndjenjave. Duke u përgatitur të kthehet sërish në fshat për "t'i rënë lopatës". Pavarësisht diplomimi.
Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

Skandali i diplomës së Troftes u zbulua ne maj
Renzo Bossi bëhet ferme">









