Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi mbeti i plagosur rëndë në një aksident të ndodhur në fshatin Funarës të Librazhdit.

Viktima është Luan Çota, i cili udhëtonte në një automjet që pasditen e së hënës doli nga rruga pranë qendrës së fshatit dhe u përplas me pemët anës saj. Mjeti drejtohej nga Besnik Laçku, ndërsa nga aksidenti mbetën të plagosur dy personat që ndodheshin në të.

53-vjeçari u transportua fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.