Presidenti i SHBA Joe Biden ka lëshuar falje presidenciale për 39 amerikanë të dënuar për krime jo të dhunshme dhe ua ka ulur dënimet gati 1500 personave të tjerë.
Shtëpia e Bardhë i përshkroi ato si disa akte të mirësjelljes presidenciale të lëshuara në një ditë të vetme, ndërsa nuk janë dhënë emrat e personave të përfshirë në këtë amnisti, shkruan CNN.
Kushtetuta e SHBA thotë që një president ka "pushtetin e gjerë për të dhënë afate dhe falje për shkeljet kundër Shteteve të Bashkuara, përveç rasteve të veçanta".
Në fillim të këtij muaji, Biden lëshoi një falje të diskutueshme për djalin e tij Hunter, vendim i cili vazhdoi një trend të kohëve të fundit të presidentëve që falin njerëzit e afërt.
"Të falurit "kanë treguar rehabilitim të suksesshëm dhe kanë treguar përkushtim për t'i bërë komunitetet e tyre më të forta dhe më të sigurta", tha Biden në një deklaratë.
Dënimet e tyre përfshinin vepra penale të drogës, pra për akte jo të dhunshme. Dënimet e zbutura ishin për qindra njerëz që u vendosën në izolim në shtëpi gjatë pandemisë Covid-19 dhe të cilët po përballeshin me dënime të cilat Biden i konsideroi si shumë të gjata.
"Amerika u ndërtua mbi premtimin e mundësisë dhe shanseve të dyta. Ata kanë treguar se meritojnë një shans të dytë", theksoi Biden.
Komente










