Në Kuvend ka dështuar procesi për të zgjedhur një Komisioner kundër Diskriminimit. 15 vetë dorëzuan dokumentet si kandidatë, por vetëm 14 u paraqitën për intervistë pranë Komisionit për të Drejtat e Njeriut. Kandidatja e perceptuar si më e forta në garë, gjyqtarja Kushtetuese Sonila Bejtja, u dorëhoq nga kandidimi.
Siç shpjegoi në atë kohë, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, “Znj. Bejtja nuk kishte llogaritur mirë kohën kur i mbaron mandati në gjykatë me procedurat kur duhej të zgjidhej Komisionere dhe kishte papajtueshmëri mes këtyre dy momenteve”.
Kandidatëve ju dha kohë për të sjellë nga 28 firma për të kaluar për votim në seancën plenare, por askush nuk mundi të marrë mbështetjet e duhura brenda afatit.
Në këtë "braktisje" të kandidatëve nga deputetë të të gjitha krahëve, procesi ka dështuar, dhe siç ka mësuar Report TV, fillimisht kandidatëve do tu jepet një kohë shtesë nëse mund të mbledhin firmat, dhe nëse kjo dështon, gara do të hapet edhe një herë nga e para.
Komente










