Pas dorëheqjes së Vulin, zgjidhet shefi i ri i inteligjencës së Serbisë

Pas dorëheqjes së Vulin, zgjidhet shefi i ri i inteligjencës së Serbisë

Tomislav Radovanoviç

Ish-shefi i Shërbimit për Metoda Speciale Hetimore të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë, Tomislav Radovanoviç, është emëruar drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA). Emërimi i tij në krye të këtij institucioni vjen pas dorëheqjes së Aleksandar Vulin më 3 Nëntor.

Vulin dha dorëheqjen katër muaj pasi u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara, për përfshirje në veprimtari korruptive dhe destabilizuese, që dëmtojnë sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe për ndihmë Moskës në veprimtaritë keqdashëse dhe për lidhje me një tregtar armësh dhe një rrjet të trafikut të drogës, raportojnë mediat serbe.

Në një deklaratë pas dorëheqjes, ai theksonte se “SHBA dhe BE po e kërkojnë kokën time si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë. Nuk jam shkaktar i shantazheve dhe trysnisë ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejojë veten të jem shkaktar i shantazheve dhe trysnisë ndaj Serbisë dhe botës serbe”.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 08/12/2023 11:29

    Irene Edvin shkjaut shqipfolës dhe Hysenkes…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë