TIRANË-  Prokuroria e Posaçme mori sot (11 tetor)  të pandehur deputetin e PS-së, Jyrgis Çyrbja. Deputeti socialist që la mandatin dy ditë më parë akuzohet për  ‘shpërdorim detyre’ gjatë kohës kur ai ka qenë në krye të hipotekës së Durrësit. Bëhet fjalë për një kallëzim të bërë nga deputeti i PD-së Edi Paloka për zgjedhjet e vitit 2021, kur drejtonte Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit dhe opozita e akuzonte se shpërndau leje legalizimesh me qëllime elektorale, informon gazetarja e Report Tv dhe Shqiptarja.com, Keti Banushi. E pranoi dhe vetë deputeti socialist 

"Ishim për të dhënë sqarime për një çështje. Mund të drejtoheni në SPAK për informacionePër kohën kur isha drejtues i hipotekës kisha disa sqarime për të dhënë. Sa herë të dojë institucioni unë jam në dispozicion të vij" tha Çyrbja në një prononcim për gazetarët pasi doli nga SPAK.

Shqiptarja.com dhe Report Tv solli videon e momentit kur Çyrbja u paraqit në SPAK në orën 10:00 të paradites së sotme së bashku me avokaten e tij dhe u largua nga aty pas 30 minutave.

Bëhet fjalë për një vepër penale të kryer në 2016. Gjatë kohës që Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit, ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, pasi dyshohej se kishte favorizuar Emiljano Shullazin për të përfituar prona në Durrës.

Ndërkohë Lulzim Basha, e kishte etiketuar deputetin disa herë si bashkëpunëtor të krimit. Edhe këtë të enjte, ishte Basha ai që reagoi i pari mes opozitarëve.

“Edi Rama nuk mund të lajë duart vetëm duke detyruar deputetë e ministra të largohen nga funksionet kur u tunden prangat. Ai duhet të mbajë përgjegjesi pse e ka zhytur vendin në korrupsion dhe ka veshur krimin me pushtet”, tha Basha dje.

Çyrbja u pyet dhe lidhur me deklaratën e një dite më parë që justifikonte lënien e mandatit për arsye shëndetësore. Madje u ngacmua duke e pyetur nëse e kishte lënë mandatin se e kishte kërkuar partia.

Pyetje: Cili është problemi juaj shëndetësor?

Jurgis Çyrbja"Kjo nuk është objekt i hetimit dhe ju nuk keni pse ta bëni këtë pyetje"

Pyetje: Pse e latë mandatin, e kërkoi partia apo e latë personalisht

Jurgis Çyrbja: Çfarë janë këto pyetje

Më datë 8 tetor, Çyrbja u pyet për 5 orë në SPAK për një kallëzim të Partisë Demokratike. Burime i thanë Shqiptarja.com se ligjvënësi i PS u pyet për një kallëzim të Edi Palokës Ndërkohë më 9 tetor dorëzoi dhe mandatin e deputetit të PS-së. 

Dje për Report Tv, Çyrbja mohoi që dorëzimi i mandatit të ketë lidhje me thirrjen në SPAK. Në një reagim për gazetaren Esiona Konomi, Çyrbja thotë se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por ka nevojë të kujdeset për shëndetin. 

“Kam nevojë për kohë. Do të kujdesem për shëndetin tim. Nuk kam asnjë shqetësim të natyrës ligjore. Dorëheqja nuk lidhet me thirrjen në SPAK. Ishte një vendim që e mora në vlerësim të situatës sime personale”, tha ai dje për Report Tv.

Çyrbja po mbyllte mandatin e dytë si deputet. Ai u zgjodh për herë të parë si ligjvënës në radhët e PS në vitin 2017. Ndërkohë, në vitin 2021 ishte i treti më i votuari i qarkut Durrës me 6583 vota. Vendin e tij në Kuvend, pritet ta zërë Erjon Meka, i cili në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 mori 2228 vota.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:49
Pse e latë mandatin, e kërkoi partia? Ja si u përgjigj deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja pasi doli nga SPAK

Deputeti socialist që la mandatin dy ditë më parë akuzohet për  ‘shpërdorim detyre’ gjatë kohës kur ai ka qenë në krye të hipotekës së Durrësit. 

Kur doli nga SPAK Çyrbja u pyet dhe lidhur me deklaratën e një dite më parë që justifikonte lënien e mandatit për arsye shëndetësore. Madje u ngacmua duke e pyetur nëse e kishte lënë mandatin se e kishte kërkuar partia.

Pyetje: Cili është problemi juaj shëndetësor?

Jurgis Çyrbja: "Kjo nuk është objekt i hetimit dhe ju nuk keni pse ta bëni këtë pyetje"

Pyetje: Pse e latë mandatin, e kërkoi partia apo e latë personalisht

Jurgis Çyrbja: Çfarë janë këto pyetje