KF Besëlidhja ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Elvis Plori, pas një nisjeje negative të kampionatit, me dy humbje në dy ndeshjet e para.
Klubi lezhian ka njoftuar zyrtarisht se ndarja me teknikun Plori është bërë me konsensus.
Në njoftimin e klubit, Besëlidhja shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për Plorin për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës.
Tashmë pritet të vendoset se kush do të marrë drejtimin e Besëlidhjes në vazhdim të sezonit.








Komente
Komento