Pas dy javësh jashtë funksioni dhe pas denoncimit të Report TV, rezonanca magnetike vihet në funksion në QSUT.

Drejtoria e QSUT shprehet për Report Tv se: Aparatura është vënë në funksion sot për qytetarët, pas një defekti teknik.

Prej dy javësh në QSUT, kjo aparaturë ishte jashtë funksionit, teksa qytetarët që paraqiten si raste emergjente shkonin për ta kryer këtë shërbim në repartin e Neurologjisë. Report Tv e mësoi diçka të tillë një ditë më parë teksa e ngriti si shqetësim.

Ndërsa mjekët shpreheshin se brenda 1 viti, rezonanca në QSUT është prishur edhe disa herë, të paktën në 2 raste dhe shërbimi i ofruar tek Neurologjia krijonte një fluks të papërballueshëm dhe vonesa për pacientë që nuk kanë kohë për të humbur.