Pas dy muajsh pa drejtues, kush është drejtoresha në krye të njësisë vendore të kujdesit shëndetësor Shkodër

Pas dy muajsh pa drejtues, kush është drejtoresha në krye të njësisë vendore të kujdesit shëndetësor Shkodër

Xheni Halili

SHKODËR- Xheni Halili do të jetë drejtorja e re e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor. Pas afro dy muajsh pa një drejtues Halili ka fituar konkursin e zhvilluar për këtë pozicion dhe tashmë do të jetë drejtuesja e re.

Drejtorja e mëparshme Lindita Haxhia ka qenë e komanduar deri tani pasi ajo ka marrw një post tjetër, drejtore e shërbimit parësor në drejtorinë rajonale të operatorit të kujdesit shëndetësor, një strukturë e re kjo që sapo është krijuar.

Xheni Halili ka afro 4 vite në fushën e shëndetësisë ndërsa me përpara ka qenë pjesë e spitalit të Shkodrës dhe prej një viti ishte punonjëse në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor që tashme do ta drejtojë. Pas fitimit të konkursit ku konkurruan tre kandidate, Halili pritet që të marrw emërimin.

Njësia vendore e kujdesit shëndetësor është një instuticion i rëndësishëm për shkak të menaxhimit të situatës nga COVID-19 por dhe për faktin se Shkodra është një prej qyteteve me të prekura nga koronavirusi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rjrkfjfj: 07/09/2020 13:46

    Ky po qe eshte lajm me rendesi kombetare. Po specialist kush eshte emeruar atje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet