Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Tiranë pak minuta pas plagosjes në ambientet e një pike bastesh në Elbasan.
Policia bën të ditur se rreth orës 22:25, në Numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri pranë rrugës “Bardhyl”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se në rrugën "Bardhyl", ka patur të shtëna me armë zjarri në ajër.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja, ndërkohë që mësohet se nuk ka persona të lënduar.
Dyshohet se të shënat kanë ardhur nga një grup të rinjsh banorë të kryeqytetit.
Blutë kanë shoqëruar 7 persona në ambientet e policisë për verifikim dhe sqarime të mëtejshme.
Po vazhdon kontrolli i territorit dhe po punohet nga ana e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

[gallery]24045[/gallery]
/Shqiptarja.com

VIDEO