Tifozët meksikanë kanë festuar dje për kualifikimin e kombëtares së tyre në 1/8 si dhe për eliminimin e Gjermanisë nga ky Botëror pasi u mundën nga Korea e Jugut.
Pas përfundimit të ndeshjes ata kanë shkuar dhe kanë kënduar para ambsadës koreano-jugore në Meksikë. Ata brohorisnin : "Koreanë vëllezër tani jeni meksikanë".
Kësaj feste i janë bashkuar dhe zyrtarët e federatës të cilët kanë braktisur zyrat e tyre dhe kanë festuar bashkë me ta.
Komento