Pas eliminimit të Egzonës,
Tuna reagon në Facebook

Pas eliminimit të Egzonës, <br />Tuna reagon në Facebook
Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu, e cila aktualisht është edhe anëtare në jurinë e “X-Factor ka publikuar një status në faqen e saj zyrtare në Facebook, ku shprehet lidhur me eliminimin e Egzonës, një prej konkurrenteve të këtij talent show:

"Aspak nuk jam e habitur me komentet që po lexoj. Për fat të keq, më shumë jemi të aftë të shajme e ofendojmë me një lehtësi të madhe, se sa të bëjmë të kundërten - të komplimentojmë apo lartësojmë dikë kur e meriton.




(Statusi i publikuar nga këngëtarja Tuna në faqen e saj në Facebook)


Vendimi për një "dead lock" ishte zgjidhja më e duhur për sonte, sepse në këtë mënyrë bëhet vendimmarrëse vota e publikut, ajo që i jep peshë kësaj gare.

Kohën që e humbni për të fajësuar jurinë do ishte më e dobishme duke votuar dhe lobuar për favoritin tuaj.



Për mua, ashtu siç thash, Egzona është artistja më e pjekur në këtë edicion dhe vazhdimisht ka pasur mbështetjen time.

Me "X Factor" nuk përfundon karriera artistike e konkurentëve, përkundrazi aty fillon.



Dhe më besoni, të gjithë finalistët e "X factor" kanë atribute për të qenë pjesë e komunitetit muzikor shqiptar. "-ka shkruar Tuna në Facebook.



Ky publikim i saj është shoqëruar menjehërë nga komente pro dhe kundër nga fansat e këngëtares.

(xh.k/shqiptarja.com)

4/4
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve