Pas Emirateve të bashkuara, edhe Bahrejni njeh Izraelin! Trump: Marrëveshje historike

Pas Emirateve të bashkuara, edhe Bahrejni njeh Izraelin! Trump: Marrëveshje historike

Izraeli dhe Bahrejni kanë arritur një marrëveshje historike për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet e tyre, ka njoftuar presidenti i Shteteve të Bashkuara, me anë të një postimi në Twitter.

"Vendi i dytë arab që bëri paqe me Izraelin brenda 30 ditësh", shkroi Trump .

Menjëherë pas njoftimit të Trump reagoi edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili e ka vlerësuar si shenjë të një epoke të re paqeje.

"Për shumë vite, ne kemi investuar në paqe dhe tani paqja do të investojë në ne, do të sjellë investime vërtet të mëdha në ekonominë e Izraelit - dhe kjo është shumë e rëndësishme", tha Netanyahu .

Për dekada, shumica e shteteve arabe kanë bojkotuar Izraelin, duke këmbëngulur  në vendosjen e lidhjeve, vetëm pasi të zgjidheshin mosmarrëveshjet e tyre me palestinezët. Por marrëveshja e arritur mes Emirateve të  Bashkuara Arabe ranë dakord të normalizojnë marrëdhënien e saj me Izraelin.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës