Pas Ernest Gjokës një tjetër
trajner kërcënohet në Shkodër

Pas Ernest Gjokës një tjetër<br />trajner kërcënohet në Shkodër<br>
SHKODER - Pas Ernest Gjokës, një trajner trajner kërcënohet në Shkodër. Trajnerit të Vllaznia B, Ervis Kraja, i kanë shpuar gomat e makinës. 

Kraja është shprehur se nuk ka konflikte me njeri dhe për rrjedhojë s'ka asnjë dijeni se kush mund të jetë autori i këtij akti vandal. 

"Nuk e di çfarë prapaskene mund të ketë kjo ngjarje. Nuk kam konflikte, nuk e kuptoj pse e kanë bërë. Jashtë futbollit jam i qetë, nuk kam problem", është shprehur trajneri i Vllaznia B, Ervis Kraja. 

Kraja ishte i pari i cili u solidarizua me rastin e Ernest Gjokës, i cili u sulmua me thikë nga një person gjatë seancës stërvitore. 

l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron