Dita e dytë e vitit të ri ka sjellë trafik të rënduar në aksin Elbasan- Prrenjas deri në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë.
Kjo situatë vjen për shkak se shumë qytetarë kanë lëvizur për të festuar Vitin e Ri në Korçë, ndërsa në kthim është shënuar një fluks i lartë makinash, duke krijuar një varg automjetesh.
Në rëndimin e trafikut për disa minuta ka ndikuar dhe bllokimi i qarkullimit për shkak të një aksidenti që është shënuar në këtë aks por që ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.
Gjithashtu fluks mjetesh ka pasur edhe në drejtim të Korçës dhe bregdetit, kryesisht në akset “Qafë thanë-Elbasan dhe “Rrogozhinë-Elbasan”. Policia rrugore e Elbasanit ndodhet në terren për të menaxhuar situatën.
“Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë 100% në terren, si dhe kanë shtuar vigjilencën, me qëllim menaxhimin e trafikut, për shkak të fluksit të mjeteve që kthehen në drejtim të Tiranës, si edhe ata që lëvizin në drejtim të Korçës dhe bregdetit, kryesisht në akset "Qafë thanë-Elbasan dhe "Rrogozhinë-Elbasan".
Gjithashtu, në terren, në mbështetje të Policisë Rrugore janë angazhuar edhe shërbimet e Rendit Publik dhe ato të forcës Shqiponja të DVP Elbasan, për sigurinë rrugore dhe për të garantuar se nuk do të ketë bllokim të lëvizjes.
Drejtuesit e automjeteve të moderojnë shpejtësinë, të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, që të mos kthehen në burim për aksidente rrugore apo për bllokim të lëvizjes”, njofton policia.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.2%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 909
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-anëtarja që u largua nga PD demaskon Primaret: Ja pazaret e Nokës dhe Boçit! Banda e Çapjave në Elbasan po më kërcënon me urdhër të PD
13 Mars, 17:47
-
Dhunoi brutalisht 19-vjeçarin, arrestohet i riu në Muriqan! Ishte në kërkim
13 Mars, 14:19
-
Pritej të vendosej në listën e hapur, deputeti socialist Klevis Xhoxhi tërhiqet nga gara në Qarkun Elbasan
12 Mars, 17:56
-
Report Tv zbardh listën e mbyllur të PD për Qarkun Elbasan/ Pas deputetit Alizoti, Haxhinasto i Partisë së Lirisë! Ikën Sula
12 Mars, 17:49
-
Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për kanabisin mjekësor dhe industrial, do të ketë 10 zona dhe 138 parcela në të gjithë vendin (LISTA)
12 Mars, 15:16
-
Konfliktet në familje, 54-vjeçari i vjedh vëllait ‘Range Rover-in’ në Elbasan, dy të tjerë përleshen në Cërrik! Policia i arreston të tre
11 Mars, 13:15
-
Elbasani nis festimet për 'Ditën e Verës', kryetari i bashkisë për Report Tv: Aktivitetet do të zgjasin një javë
10 Mars, 15:17
-
Elbasani nis festimet për 'Ditën e Verës', një javë e mbushur me ngjyra, muzikë dhe traditë! 'Kryeqyteti i pranverës' mirëpret çdo vit mijëra vizitorë
9 Mars, 19:36
-
8 marsi në Elbasan/ Gratë dhe vajzat aktivitet ndërgjegjëses për të drejtat e tyre
8 Mars, 16:35
-
Nga duart e krimit te fuqizimi i grave: Transformimi i jashtëzakonshëm i një sipërmarrjeje
8 Mars, 16:28
-
Librazhd/ Kërcënoi me thikë bashkëfshatarin pasi tentoi ta ndalonte të drejtonte makinën i dehur, arrestohet 53-vjeçari
8 Mars, 12:29
-
Elbasan, 7 vjeçari doli nga shkolla dhe nuk shkoi në shtëpi, gjendet i vogli që alarmoi familjen
7 Mars, 12:06