Pas fitores në Dibër, Rama shëtit
në Tiranë i veshur me të shkurtra

Pas fitores në Dibër, Rama shëtit<br />në Tiranë i veshur me të shkurtra
Një pasdite e pazakontë kjo për Kryeministrin Edi Rama.
 
Pas fitores së bashkisë së Dibrës nga kandidati i majtë, Muharem Rama, me rezultat të thellë prej 4 160 vota më shumë se rivali demokrat, kryetari i PS, dhe njëherazi kryeministri Edi Rama, ka preferuar të bëjë një shëtitje në këmbë në rrugën "Ismail Qemali".
 
Më tepër se shëtitja e kryeministrit, ajo që ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve ka qenë veshja e tij. Kreu i qeverisë ishte i veshur me pantallona të shkurtra, “T-shirt” dhe atlete sportive.

rama ne kembe
rama ne kembe
 rama ne kembe
(Rama duke shëtitur në këmbë te rruga "Ismail Qemali")

Fitorja spektakolare e të majtës në bastionin e të djathtës, në Dibër, siç duket ka bërë që edhe Kryeministri ta përjetojë pozitivisht. Zgjedhjet e Dibrës u cilësuan si test nga politika në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 2017-ës. Dhe Kryeministri këtë test e ka kaluar me sukses. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron