Pas fitores së zgjedhjeve, Albin Kurti takon ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin

Pas fitores së zgjedhjeve, Albin Kurti takon ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin

Pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë thuhet se ambasadori Minxhozi e ka përgëzuar Kurtin për fushatën e qetë zgjedhore, procesin e lirë dhe demokratik zgjedhor, pa incidente, si dhe fitoren e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e rritjes dhe thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, në të gjitha fushat e bashkëpunimit”, thuhet në njoftim.Nga ana tjetër Kurti ka bërë thirrje për bashkëpunim mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës për kapërcimin e barrierave dhe burokracive për ndërtuar marrëdhënie model të bashkëpunimit në rajon, veçanërisht në fushën e ekonomisë."Dhe për këtë ai shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e tij të plotë në funksion të realizimit të këtij qëllimi”, përfundon njoftimi i Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.

Fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë e kanë uruar dhe përshëndetur edhe liderët e Shqipërisë, një ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare