Kryeministri Rama me presidentin e Turqisë Erdogan në OKB
Gjatë zhvillimit të punimeve të Asamblesë së OKB-së në Nju Jork, ku merr pjesë edhe Shqipëria në Samitin për të Ardhmen, kryeministri Rama ka pasur edhe një takim me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Siç duket edhe nga fotot, në një prej ambjenteve të OKB-së, janë takuar dy delegacionet të Turqisë dhe të Shqipërisë.
Ky takim vjen edhe pas fjalimit të Ramës në Asamblenë e OKB-së ku foli për tolerancën dhe paqen në botë duke përmendur edhe përpjekjet për ngritjen e një shteti sovran bektashi të tipit të Vatikanit në Tiranë.










