'Shqipëria mbështet paktin për të ardhmen', Rama mban fjalën në OKB: Do transformojmë qendrën e Urdhrit Bektashi në qendër sovrane tolerance dhe bashkëjetese

NEW YORK - Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e OKB-së shprehu angazhimin e Shqipërisë në në ‘paktin për të ardhmen’. Gjatë fjalës së tij në ‘Samitin për të Ardhmen’ ku po adresohen një sërë problemesh që po përballet bota sot theksoi rëndësinë e veprimeve të përbashkëta të shteteve në zgjidhjen e këtyre problemeve.

'Sot, sytë e botës duhet të jenë të kthyera në këtë mbledhje, pra mund të themi sinqerisht se popujt e botës vazhdojnë të besojnë në premtimin e një të ardhmeje më të mirë, ndërsa na shohin të mbledhur këtu.

Dyshoj seriozisht për këtë e kjo është diçka me të cilën të gjithë duhet të përballemi nën këtë çati, çatinë e Kombeve të Bashkuara. 

Na duhet të kemi kurajën të pranojmë se së fundi, veprimet tona shumë shpesh kanë qenë larg përmbushjes së pritshmërive të popujve që deklarojmë se u shërbejmë.'

Krizat që kanë kaluar e po kalojnë për Ramën duhen përballur me një qasje të ndryshme dhe jo thjesht me fjalë.

'Herë pas here OKB nuk ka mundur të përmbushë shpresat e ne, popujve, e frika për të ardhmen vazhdon të rritet kudo, në Lindje, në Perëndim, në Veri e në Jug, ndërsa krizë pas krize bie mbi ne.

Këto kriza kanë shkatërruar terrenin e përbashkët, na kanë përçarë më tej e megjithatë edhe midis kësaj trazire, në mënyrë konstante kemi çuar dëm mundësitë që secila krizë na ka paraqitur për një ndryshim kuptimplotë.

Pra si t’ia nisim të rindërtojmë atë besim që është gërryer?'

Rreziku për Ramën vjen nga disa kombe që po përpiqen të veprojnë individualisht dhe jo në kolektivitet me Kombet e Bashkuara.

'Si të vërtetojmë që veprimi shumëpalësh nuk është thjesht një fjalë boshe, por fuqia që mund të zgjidhë vërtetë sfidat që po shfaqen e ato të ngutshme të kësaj kohe. Si të dëshmojmë që fuqia jonë kolektive nuk është thjesht më e madhe se sa përpjekjet e fragmentarizuara, të shkëputura e ndonjëherë veprimet destruktive të kombeve individuale, por e vetmja rrugëzgjidhje që kemi për të shpëtuar që njerëzimi të mos bjerë në kolaps përpara syve tanë. 

Si të frymëzojmë, në vend se t’i demoralizojmë njerëzit e zakonshëm? Jetët e të cilëve shkatërrohen ditë për ditë nga veprimet e papërgjegjshme të fuqive të vogla e të mëdha të globit, përfshi në Europë, ku një luftë e re ka vënë në pikëpyetje jo vetëm gjithçka që dikur mendonim të padiskutueshme, por edhe ekzistencën e njerëzimit të përballur me kërcënimet e marra, të hapura për përdorimin e armëve bërthamore.'

Zgjidhjen ai e sheh tek veprimi shumëpalësh dhe i bashkërenduar.

'Sinqerisht, nuk i kam të gjitha përgjigjet, në mos asnjë, por një gjë është e qartë, që bota ka ndryshuar dramatikisht qysh prej se Kombet e Bashkuara janë themeluar tetë dekada më parë. E duket sikur kemi humbur atë që është arsyeja e pastër që ky institucion mbetet i pazëvendësueshëm. Këtu duhet t’ia nisim! Duhet të përpiqemi me përpjekje të mëdha që të rimarrim ndjesinë e përbashkësisë që ka humbur. Jemi buzë një rreziku të jashtëzakonshëm e askush nuk është i sigurt, pavarësisht pozitës gjeografike, mendësisë, pasurisë, fuqisë, pavarësisht sistemeve politike e shoqërore.

Sfidat tona janë të ndërlidhura thellësisht, e nëse nuk përballemi me to, me një rend të rienergjizuar shumëpalësh do të dështojmë të gjithë së bashku. Veprimi shumëpalësh nuk është një zgjedhje, është nevojë urgjente. Problemet me të cilat përballemi sot, qofshin si rezultat i veprimeve apo mosveprimeve tona, kërkojnë përgjigje kolektive. Ato janë shumë të skajshme e shumë globale për tu përballur përmes përpjekjeve të izoluara apo përmes veprimeve konfrontuese.'

Më tej, solli shembullin e Shqipërisë si një vend paqeje dhe tolerance që ndër të tjera strehoi dhe hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore, me familjet të krishtera dhe myslimane që mbrojtën popullin hebre nga nazistët.

'Shqipëria mbështet plotësisht Paktin për të Ardhmen dhe të gjithë angazhimet e saj, por më lini të theksoj, angazhimet të vetme nuk janë të mjaftueshme aspak. Ato duhet të përmbushen, të zbatohen. Fjalët qëllimmira duhet të transformohen në vepra dhe veprime të përbashkëta e nuk mund të them që kjo duhet të jetë.

Ndërkohë që Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, por i ka dhënë botës shembuj të mirë, që është çuar për të mbrojtur humanizmin tonë të përbashkët. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u shndërrua në të vetmin vend në Europë që kishte më shumë hebrenj pas lufte, se sa para saj. Komuniteti hebre u rrit 20-fish gjatë holokaustit falë familjeve muslilmane e të krishtere, që i mbrojtën nga nazistët. Më së fundi, pas shkatërrimit e rënies së Kabulit në duart e talibanëve 3 vjet më parë, ne strehuam disa mijëra afganë që në të kundërt do të kishin përfunduar në rrethin e nëntë të Ferrit!'

Së fundmi Rama ceku dhe planin për një shtet të ri brenda shtetit tonë, atë që po diskutohet shumë këto ditë për Shtetin e Bektashinjve në Tiranë, tek Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve.

'Shqipëria po kështu i ka dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Tereza, jeta e së cilës ka mishëruar dashurinë për njerëzimin. Na ka kujtuar se jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria dhe kjo është ajo me të cilën rrekemi të veprojmë e ky është burimi i frymëzimit tonë, për të mbështetur transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit tonë, Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë!'

Ky pakt adreson ndryshimet klimaterike, të drejtat e njeriut, reformimin e Këshillit të Sigurimit, reformimin e institucioneve ndërkombëtare financiare dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Udhëheqësit u zotuan të forcojnë sistemin multilateral për të “mbajtur ritmin me një botë që po ndryshon” dhe për të “mbrojtur nevojat dhe interesat e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm” përballë “krizave të vazhdueshme”.

Pakti përmban 56 “veprime”, përfshirë angazhimet për multilateralizëm, mbrojtjen e Kartës së OKB-së dhe ruajtjen e paqes. "Pakti për të Ardhmen" u negociua nën udhëheqjen e Gjermanisë dhe Namibisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:50
Pas fjalës në OKB për ngritjen e shtetit sovran të bektashinjve, Rama dhe Erdogan bashkojnë delegacionet në një takim dypalësh

1727034691_erdoganrama.JPG

Kryeministri Rama me presidentin e Turqisë Erdogan në OKB

Gjatë zhvillimit të punimeve të Asamblesë së OKB-së në Nju Jork, ku merr pjesë edhe Shqipëria në Samitin për të Ardhmen, kryeministri Rama ka pasur edhe një takim me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Siç duket edhe nga fotot, në një prej ambjenteve të OKB-së, janë takuar dy delegacionet të Turqisë dhe të Shqipërisë.

Ky takim vjen edhe pas fjalimit të Ramës në Asamblenë e OKB-së ku foli për tolerancën dhe paqen në botë duke përmendur edhe përpjekjet për ngritjen e një shteti sovran bektashi të tipit të Vatikanit në Tiranë.

 

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 23/09/2024 05:15

    ASGJE NUK BEN KY PALACO,,,,KA HALL TE MARRE VOTAT E BEKTASHIJVE NE ZGJEDHJE,,DHE TE MBULOJE AFERAT KORRUPTIVE,,DUKE HEQUR VENENDJEN,,,,AKOMA NUK E NJIHNI KETE HAJDUT...HSA HERE THOTE DO BEJME KETE APO ATE,,E KUR VJEN PUNA VETEM VJEDH....

    Përgjigju
  • Iris: 23/09/2024 02:17

    Rama plasi per pak protagonizem,per te qene /fener ndricues/i botes! Mendoja se vetem Erdogani ishte nje lloj Musolini rajonal,por nuk e dija qe e kishim ne shtepi!Ashtu si Musolini dikur qe i dha /statehood/ Vatikanit ne emer te mbretit dhe tani Rama po ben te njejten gje me bektashinjte,por ne emer te /madherise/ se vet Rama I.Musolini e beri per interesa politike te brendeshme,te vetat,po Rama per cfare e ben? Bektashinjte nuk jane ndonje peshe e madhe ne vend dhe ne bote kam pershtypjen qe nuk i njeh askush,as si sekt,as si numer dhe efekti e imazhi per tolerance qe kerkon te krijoje Rama ne bote me kete akt, per te cilin si zakonisht nuk pyeti askend,eshte si ajo e pickimit te elefantit nga nje mushkonje.Tani Rama vdes te jete ne qender te vemendjes nderkombetare,por me kete projekt duket qe truri i eshte thare nga idete,se duket si akt deshperimi per protagonizem! Por mbi te gjitha duket se Rama ka harruar qe te drejten e negocimit e merr nga populli,pasi ky i fundit i ka dhene leje,ne te kundert futet ne grupin e autokrateve.Ka ardhur koha t'ja kujtojme pak!

    Përgjigju
  • adula65: 23/09/2024 00:56

    o Edi ben vet apo je, agai i shqiptarise te vendosem kryeminister jo te ndash parcelat e te ben pa pyetur ke, jemi marre e kemi propaganduar PS prej vitesh, po me kto qe po bon, je tu i largu te gjith socjalistet oo pykk,,, po merr veten ne qafe tani te ka kap deliri i madheshtise.... pi ilacet me mire a bej dicka per shtresen e mesme se u zhduk fare po fare, edhe te tjeret ne emigrim pa kthim !!!

    Përgjigju
  • Eld: 22/09/2024 23:47

    U ngrit mbreti diell nje mengjes dhe kishte fjetur si keq. Nga inati i futi nje te kafshuar territorit shqiptar, se e kishte te vetin dhe bente si ti donte kokrra e... si behet nje gje kaq skandaloze papritur, pa diskutim publik, pa u hapur asnjehere si teme publikisht. A na degjon o Zot? A ka perendi per keta diktatore?

    Përgjigju
  • Ska problem: 22/09/2024 23:32

    I ka thene trurit pirdhu , venosja e nje pasaporte qe nuk njihet nderkombtarisht krijon precedent te rrezikshem sepse shume shpejt ortodokset mund te paisen me shtetesin greke eshte precedent i rrezikshem ky kerkon konflikt per te larguar vemendjen nga problemet e vendit si dhe kete vemendjen e nderkombtareve qe kohet e fundit spo ja fusin ne pordh

    Përgjigju
  • shashka rames: 22/09/2024 23:23

    KUSHTETUTA1 E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (E ndryshuar) Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit, VENDOSIM KËTË KUSHTETUTË: PJESA E PARË PARIME THEMELORE Neni 1 1. Shqipëria është Republikë parlamentare. 2. Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm.

    Përgjigju
  • Strategji: 22/09/2024 23:20

    Sic duket kane vendosur te strehohen ne Kryegjyshate kur tu trokase SPAKu ne dere...

    Përgjigju
  • Porosia e Erdoganit: 22/09/2024 22:19

    Edi, ilaçet duhet t’i pish dy here ne dite, nje here ne sabah dhe nje here ne aksham.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 22/09/2024 21:42

    OK,E.RAMA,KM më i mirë i Shqipes në 34 vite.Kush nuk e beson TË SHKOI POSHT BALLKONIT TË NON GRATËS MË I KORRUPTUARI SHEK.21. E.Rama drejtoi KS së bashku me SHBA.Drejtoi OSBE e pandodhur në 112 vite Shtet.Pruei 2 herë 27 vëndet e Europës në Shqipëri.Ndërtoi Aroportin e NATO në Kuçovë.etj. Nga OKB bën thirrjje për PAQE BOTËRORE,DUKE DEKLARUAR SE BOTA ËSHTË NË KRIZË LUFTE.!Çfar duhet të bëi tjetër..të nxjerri SALIKRIMIN NGA IZOLIMI,siç kërkojnë b..lëpirsit e Saliut.. që nuk është detyrë e tij..? •Nëse Sb nuk e kalon më RINASIN,E.Rama është bërë FAKTIR UNITETI NË BALLKAN,EUROPË,BOTË. •SHQIPËRINË KËRKON TA DESTABILIZOI SALI NON GRATA & JO E.Rama..! •Sb në 34 vite i ka bërë të gjitha KRIMET përveçse NUK KA DHËN DORHEQJEN SA HERË QË KA HUMBUR ZGJEDHHET QË NGA 1992.Edhe në 2013 qëndroi PRAPA LULIT PËR TA ZHYTYR EDHE ATË NË VJEDHJE E VRASJE.

    Përgjigju
    • Doli Lista: 22/09/2024 21:59

      Me thuaj qe je patronazhist pa me thene qe je patronazhist.

  • Sala: 22/09/2024 21:22

    Eh mor plak,ty t ka hanger dhia abetaren qe ne klase te pare!!!!

    Përgjigju
  • Perrallat: 22/09/2024 21:21

    Kjo gje mesa duket qenka Pune e kryer , pyetja eshte a ka gjera te tjera akoma qe do beje ky Rama ndonje kamp apo ndonje ide brilante apo i ka te castit , te na i thot se votimet erdhen mos do behet liqeni prespes ai ishulli ndonje kazino apo dicka ? Apo ndonje aeroport ne Sauk? Apo ndonje ide e till? Me sazanin cdo behet hahaha ?

    Përgjigju
  • Shteti I Dervisheve: 22/09/2024 21:20

    Po te ishin aq te mire do I mbante turku por I zbythi dhe I solli ketu ku feja skish ndonje vlere. Dhe Greku dhe Bullgari dhe Hungarezi dhe Serbi e Malazezi u pushtua nga turku por se nderroi fene te krishtere mbeten. Vetem shqipot e Skenderbeut (ahh harrova dhe ky eshte emertim turk) vrapuam pas çallmave te Dervishit per te shpetuar by then. Toleranca e Kar it dhe e te pafeve

    Përgjigju
  • Kush u pyet?: 22/09/2024 20:56

    Ke pyeti ky per kete pune? Apo gjithe tokat e Shqiperise si bregdeti. I jep e i merr si i do qejfi. Psikiatria eshte me e pershtateshme per kete qe e ve popullin para faktit te kryer. Po nga nje ane mire na e ben. Te rinjte i perzuri. Ata qe kane mbetur i ka ne administraten e vete. Pensionisteve ju dha 450 leke rritje pensioni. Krimin e organizuar e ka te vetin ne rast se do i duhet te tmerroje Shqiperine. Kush do ngrihet?

    Përgjigju
  • E verteta: 22/09/2024 20:50

    Rames ja ka lene shqiperine ciflig i jati dhe mund te beje c'te doje me te. Jo vetem bektashinjte me shtet por edhe katundaret e surrelit do bejne shtet. Edhe Astiri do bej shtet por te gjithe shtetet do jene vasale te Edi Beut.

    Përgjigju
  • Geri: 22/09/2024 20:26

    Ky ka rreshkit komplet! O fyell, nuk eshte bahcja jote Shqiperia!

    Përgjigju
  • Tutu: 22/09/2024 20:21

    Ky ka shkuar per lesh … nuk e mbulon diellin e korrupsionit me shoshe … mbase do ta mbylle jeten si dervish..!!

    Përgjigju
  • Thoma: 22/09/2024 19:59

    Rama do te bej histori .deri diku esht per tu admiruar , ka bere rilindje per vendin. Por ka akoma Shum per te ber , ka me mijra njerez qe ju Jan marr pronat padrejtesisht , nje nga keta jam une , te zgjidhji konfliktet me pronat , ti zerojjjjjjj .te shofi per me tej . Nese esht nje project per te arthmen ok ,do thithi dyfishin apo me Shum te huaj , por te sistemoj plaget E vejtra prej 34 vite . Nuk Jan Pak ,Jan Pak a Shum diku te gjusma E jetes te nje njeriu .zgjith kete o shoku ! Dhe je hero mbi skenderbeun ,mbi Ismail Qemail .A ke kurajon dhe guximin ti japesh fund kesaj gangrene ?

    Përgjigju
    • Lok: 23/09/2024 04:11

      Ja votuesi mesatar i Krajl Ramës III, injorant ekzemplar!

  • Plao: 22/09/2024 19:46

    O krrali albanis, o krrali ballkanit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

FOTO+VIDEO/ Mijëra protestues kundër Vuçiçit ‘derdhen’ në sheshin Slavija në Beograd

FOTO+VIDEO/ Mijëra protestues kundër Vuçiçit ‘derdhen’ në sheshin Slavija në Beograd