Hakeri i cili ka cënuar privatësinë e aktores së njohur Scarlett Johansson duke publikuar foto nudo të saj, është dënuar me rreth 10 vjet burg si dhe 76 mijë dollarë gjobë.

Ky vendim është marrë nga një gjykatës në Los Angelos duke e shpallur hakerin Christopher Chaney fajtor.

Megjithatë Chaney nuk ka “sulmuar” virtuliasht vetëm Johansson, por edhe artiste të tjera si Mila Kunis dhe Christina Aguilera dhe duke u shpallur në këtë mënyrë “hakeri i vipave”.

Ndërkohë Scarlett është shprehur duke u përlotur për mediat se është ndjerë mjaft e turpëruar nga publikimi i atyre fotove.

(xh.k/shqiptarja.com)