Pas furnizimit me pranga dhe megafona, policia tender për 463 radio dhe dy qendra transmetimi

Pas furnizimit me pranga dhe megafona, policia tender për 463 radio dhe dy qendra transmetimi

Një shumë financiare prej 124 milionë lekë të vjetra është akorduar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të rinovuar dhe modernizuar sektorin e komunikacionit mes radhëve të efektivave të policisë.

Me një tender që është hapur në muajin gusht dhe që planifikohet të përfundojë në 23 shtator 2019, synohet të blihen plot 463 radio komunikimi, dy qëndra të transmetimit të valëve dhe 4 programe më softwere të ndryshëm.

Ky tender për modernizimin e sistemit të komunikimit me radio dixhitale mes efektivave të policisë ka një shifër financiare prej 124 milion lekë të vjetra. Tenderi pritet të mbyllet në në datën 23 shtator, ndërkohë tashmë mësohet se janë ofruar me oferta konkrete kompanitë e para.

Ky tender i zhvilluar nga Policia e Shtetit, vjen fill pas përfundimit të një tenderi tjetër ku uniformat blu u paisën me 1010 pranga, 30 megafona, 180 metaldedektorë për kontrollin e armëve të zjarrit dhe 500 bilbila.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lori: 05/09/2019 21:06

    Policia ka nevoj urgjente per mjete te blinduara dhe jo per bilbila e megafona.Forcat speciale shqiptare kan automjete te amortizuara qe eshte turp ti shohesh.

    Përgjigju
  • Tironci: 05/09/2019 19:23

    Po maqinat e FNSHse qe jane te shekullit 1 kur doti zevendesoni se lete name me ato maqina te ster amortizuar qe europa I ka nxjerre nga qarkullimi 40 vjet perpara zoti minister qe blini bilbila dhe marrina te tjera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e ish-oficerit, që natën e 18 dhjetorit 1981, u mor nga Ministria dhe u caktua te vila e Mehmet Shehut

Dëshmia e rrallë e ish-oficerit, që natën e 18 dhjetorit 1981, u mor nga Ministria dhe u caktua te vila e Mehmet Shehut