Pas 'furtunës' me shkarkime, kaos në kadastrën e Vlorës

Pasojat e furtunës së shkarkimeve dhe dorëheqjeve në Kadastrën e Vlorës ka shtuar problematikat në këtë institucion. Qytetarë që presin për firmën e drejtorit të institucionet qëndrojnë në pritje. Por ndryshimet e shpeshta të krerëve të institucioneve bën që dokumentet e tyre të përpilohen edhe një herë nga fillimi.

"Pothuajse mbarova por është për firmë të drejtorit, se është ndërruar drejtori prap. Tashti shkresat që janë bërë me emrin e drejtorit të parë duhet të ndryshojnë tashi me emrin e drejtorit të ri." shprehet një qytetar.

"Prap nuk mbarova pune se ketu një heë s’ka sistem. Një herë thotë merr atë, njëherë thot merr këtë." tha një qytetare.

Përpos shqetësimeve të reja, në këtë institucion nuk kanë të mbaruar as të vjetrat, dosje legalizimesh, hipotekimi, mbivendosje pronash të patrajtuara vijonë të zënë pluhur nëpër sirtare, ndërsa qytetarët enden nëpër sportele për zgjidhje.

"Mos më pyet se jam deri ketu me probleme. Këtu… të vdes une se s’do ketë mbaruar do vijnë fëmijët, do shkojmë në Strasburg. Kam që me datën 2 korrik që kam aplikuar dhe këtë tashi më thonë se do mblidhet një grup pune. Mblidhe grupin e punës, njerëzit aty i ke, rrogën e marrin përditë. " thotë një banore e zonës.

"Kam 6 muaj që kam derdhur para 186 mijë lekë për tokën dhe problem tokës nuk është zgjidhur akoma, nuk po me jep certifikatën." ka thën një tjetër.

"Nuk ka shërbim. Kam një javë këtu dhe asnjë gjë s’po bëhet. Ec –eja, ec-eja asnjë s’behet."

Nga agjencia shtetërore e Kadastrës u shkarkuan katër juristë të hipotekës së dhe 19 zyrtarë të tjerë kanë marrë vërejtje. Ndërsa në krye të institucionit ka ardhur drejtori I tretë brenda pak ditësh, Elona Hodaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja