TIRANE - Pas bashkëshortes së liderit demokrat Lulzim Basha, edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka shfaqur sjellje "model" në avion, teksa kthehej nga Viena për në Tiranë, me biletë "business class". Me këpucët e hequra dhe me këmbët e vendosura lart, qytetarët e kanë filmuar kryetaren e LSI-së, të përgjumur në disa momente, dhe mjaft të relaksuar në një moment tjetër, ku ka zgjedhur të heqë edhe këpucët. Fotot ekskluzive për Shqiptarja.com janë bërë gjatë periudhës së verës.

Një ditë më parë disa foto të bashkëshortes së Lulzim Bashës, Aurelës, bënë bujë në rrjetet sociale me komente të shumta për mënyrën e qëndrimit të saj në avion: Më këmbët lart vendosur në mbështetësen përballë sediljes, teksa lexonte një libër. Pranë saj ishte dhe kryedemokrati Lulzim Basha, i fokusuar totalisht në telefon.

Teksa opozita e bashkuar sulmon oligarkët si "hajdutë" të parave në bashkëpunim me qeverinë Rama, qytetarëve të vëmendshëm nuk i shpëtojnë nga sytë, se si politikanët e vendit më të varfër në Evropë, zgjedhin luksin në çdo udhëtim që bëjnë jashtë Shqipërisë përmes "business class".