Duket se "hakerave" nuk u ka pëlqyer përllogaritja fare e qartë e taksës së sheshtë dhe asaj progresive, që rezultonte me një ulje të ndjeshme.
Sot më 11 Maj Rama njofton se faqja është rikthyer dhe taksimi i ndershëm mund të bëhet nga çdo qytetar.
“Taksimi i ndershëm është një nga shtyllat kryesore të Programit për Rilindjen.
Në vitin 2007 qeveria Berisha filloi të zbatonte të Taksën Sheshtë, një taksë që e zhvendos barrën fiskale nga ata që fitojnë më shumë tek ata që fitojnë më pak.
Natyrshëm, kjo ka sjellë një polarizim të skajshëm të shoqërisë sonë, duke e përqendruar pasurinë e shqiptarëve në gjithnjë e më pak duar. Ndryshe nga Sali Berisha ne besojmë tek drejtësia sociale e cila fillon nga një rishpërndarje më e drejtë e ardhurave përmes Taksimit të Ndershëm. Modeli që ne propozojmë do të ulë taksat për 95% të shqiptarëve që fitojnë më pak”, - nënvizon Rama.
Duke ndjekur linkun ju mund të llogarisni vetë sesa do të kurseni ju dhe familja juaj me sistemin e Taksës së Ndershme që propozojmë në Programin tonë për një Rilindje Shqiptare.
Klikoni ketu per te llogaritur taksat
(ad.ti/shqiptarja.com)