Pas heqjes së fotos, Klinton bashkon
Nishanin dhe Ramën në SHBA
Për herë të parë pas ceremonisë së betimit të Qeverisë së re dhe vendimit të kabinetit “Rama” për heqjen e fotografisë së Presidentit nga zyrat e Shtetit, Kryeministri Rama dhe Presidenti Nishani do të takohen në Nju Jork.
SHBA - Për herë të parë pas ceremonisë së betimit të Qeverisë së re dhe vendimit të kabinetit “Rama” për heqjen e fotografisë së Presidentit nga zyrat e Shtetit dhe zëvendësimin me atë të Ismail Qemalit, shefi i ekzekutivit shqiptar Edi Rama dhe kreu i Shtetit, Bujar Nishani, do të takohen në Nju Jork.
Rama dhe Nishani ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye të dy delegacioneve të ndryshme, por që do të jenë bashkë gjatë veprimtarisë “Nisma Globale Klinton 2013” që do të zhvillohet në Nju Jork në datat 23 deri më 26 shtator.
Kryeministri dhe Presidenti do të jenë pjesë e këtij aktiviteti me ftesë të ish-Presidentit amerikan Bill Klinton - aktivitet i përvitshëm me pjesëmarrjen e personaliteteve nga e gjithë bota - por që këtë vit do të sjellë bashkë dhe dy personalitetet shqiptare, në një kohë kur vendimi për heqjen e fotografisë edhe publikisht nuk u mirëprit nga kreu i shtetit Nishani.
Në krye të axhendës së Kryeministrit Rama do të jetë pjesëmarrja në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Kryeministri ka parashikuar gjithashtu edhe disa takime bilaterale me përfaqësues të shteteve të ndryshme, një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OBK-së, Ban Ki Moon, ndërsa do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga shefi i Shtëpisë së Bardhë Barak Obama.
I shoqëruar nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, Rama gjithashtu do të zhvillojë takime me Presidentin e Bankës Botërore Jim Yong Kim; ish-Kryeministrin britanik Toni Bler; do të mbajë një leksion në "Forumin e liderëve botërorë" në Universitetin e Kolumbias si dhe një takim me përfaqësues të komuniteti shqiptar në Nju Jork.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
33.2%
-
Jo
62.7%
-
Deri diku
4.1%
Vota total: 370
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Spiropali: Frymëzohemi ta çojmë flamurin e Kastriotëve në BE dhe të bëhemi yll i shtuar në flamurin e familjes Europiane
28 Nëntor, 12:25
-
Parada e shqiptarëve në Tiranë/ Kryetari i shoqatës ‘Vatra’ në Turqi: Jemi 100% shqiptarë
28 Nëntor, 12:20
-
112 vite Pavarësi, flamujt kuqezi valëviten kudo, festime në të gjithë Shqipërinë
28 Nëntor, 12:18
-
Izraeli: Armëpushimi me Hezbollahun është dhunuar! Goditen tre qytete në juglindjen e Libanit
28 Nëntor, 12:16
-
Itali/ Gjendet i vdekur me plumb në kokë krahu i djathtë i ‘Zotit të drogës’ Elvis Demçe! ‘Chiapa’ ishte mik i shqiptarit, ja çfarë dyshohet
28 Nëntor, 12:15
-
Vrasja e Martin Canit/ Policia: Mos hidhni më dyshime të pabaza, s’ka autor të dytë! Po synohet nxitja e pasigurisë te qytetarët
28 Nëntor, 12:12
-
112 vite Pavarësi/ Parada e shqiptarëve në Tiranë
28 Nëntor, 12:10
-
112-vjetori i Pavarësisë, Berisha: Gëzuar festën e festave! 'Pashiqi i Tiranës' komploton ditë e natë me Beogradin kundër Kosovës
28 Nëntor, 12:03
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri
28 Nëntor, 11:59
-
Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa
28 Nëntor, 11:55
-
Harapash i Labërisë me mish dhe mëlçi qengji nga zonja Albana
28 Nëntor, 11:54
-
Vrasja e Klaudio Prendit, dosja i kalon SPAK-ut, autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal
28 Nëntor, 11:50