BERAT- Pas 9 muajve hetimeve nga SPAK, është vënë në pranga kreu i Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj me akuzën e korrupsionit.

Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com bën me dije se Nelaj, i cili kishte vetëm 7 muaj në këtë detyrë, ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.

Më parë, Nelaj 8 vitesh ishte specialist dhe inspektor i ‘Aluiznit’. Operacioni për kapjen e tij është nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe SPAK-u, teksa vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

Njoftimi i plotë
Finalizohet operacioni policor i koduar "Aluizni", për goditjen e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.  

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe SPAK-u. Pas një hetimi 9-mujor u finalizua operacioni policor i koduar "Aluizni", në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest në burg", për shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat.

Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit. Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:46
Del fotoja/ Ky është drejtori i Kadastrës së Beratit që u arrestua, merrte para për të dhënë leje legalizimesh

1611687019_1611686620ERVINNELAJ.jpg

Ky është Ervin Nelaj, drejtori i Kadastrës së Beratit, i arrestuar ditën e sotme. Ai u vu në pranga pasi akuzohet për korrupsion, se ka marrë shuma parash për dhënien e lejeve të legalizimeve. Ai kishte marrë këtë detyrë prej 7 muajsh, teksa prej 8 vitesh ishte specialist dhe inspektor i ‘Aluiznit’.