Pas humbjes së 25 prillit vijojnë ikjet nga PD, kreu i grup seksionit 7 në Tiranë dhe ish-kandidati për deputet: Nuk e gjej më veten në këtë parti

Pas humbjes së 25 prillit vijojnë ikjet nga PD, kreu i grup seksionit 7 në Tiranë dhe ish-kandidati për deputet: Nuk e gjej më veten në këtë parti

Partia Demokratike

Në Partinë Demokratike, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, përveç debate dhe ‘luftës së brendshme’, po vihet re edhe fenomeni i largime nga persona që nuk e gjejnë më vetën pjesë të kësaj force politike.

Pas humbjes së 25 prillit vijojnë ikjet nga PD, kreu i grup seksionit 7 në Tiranë dhe ish-kandidati për deputet: Nuk e gjej më veten në këtë parti. Së fundmi ka njoftuar largimin edhe drejtuesi i grup-seksionit nr. 7 në Tiranë , Albano Stolaj, pjesë e strukturave të Partisë Demokratike dega 5 dhe kryetar i grup-seksionit numër 7.

“S’do jem më pjesë e strukturave të Partisë Demokratike, dega numër 5. Se sa demokrat jam s’kam nevojë të flas për veten time. Si kryetar seksioni falënderoj të gjithë votuesit e Partisë Demokratike e gjithë strukturat e grup-seksionit 7 për besimin e punën që kemi bërë,  këto 8 vite opozitë. Si sekretar i çështjeve zgjedhore dhe i aksionit opozitarë, falënderoj kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi ishte ai që me donte në këtë post.  Por z. Basha nuk e dinte që në këtë degë postet janë sa për numër dhe se për të gjitha vendos vetëm njëri. Prandaj s’kam kë falënderoj tjetër se postin e kisha sa për ta pasur, por nuk funksionojë asnjëherë,”, ka shkruar ai në rrjete sociale.

Një tjetër largim i rëndësishëm është edhe ai i anëtarit të FRPD, Ares Ypi. Ai ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se nuk do të jetë më pjesë e strukturave të FRPD dhe PD.

“Të dashur miq, dashamirës, bashkëpunëtorë dhe demokratë. Duke filluar nga sot nuk do të jem më pjesë e strukturave të PD dhe FRPD. Nuk ishte një vendim i lehtë pasi jam lindur e rritur nën frymën e Partisë Demokratike, por pas kaq vitesh kontribut edhe përkrahje unë nuk e gjej më veten te kjo frocë politike, përpos këtij fakti me këtë gjest unë mbaj përgjegjësitë e mia si anëtarë i kryesisë së FRPD për humbjen e PD në zgjedhje. Ka ardhur koha edhe për mua si i ri, që të shoh angazhimet e mia personale. Miqve të mi në atë parti i ruoj çdo të mirë e çdo sukses pasi e vetmja pasuri që kam përfituar nga PD është njohja me miq të mrekullueshëm. Gjithmonë në zemrën time”, shkruan Ares Ypi në postimin e tij.

Albano Stolaj me Sali Berishën

 

Ares Ypi në çadrën e famshme të PD

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen