Një objekt i paautorizuar, i dyshuar si dron luftarak, u vërejt mëngjesin e sotëm mbi aeroportin e Mynih në Gjermani duke çuar në mbylljen e përkohshme të aeroportit për rreth 1 orë.

Shtatëmbëdhjetë fluturime u anuluan midis nisjes dhe ngritjes, kryesisht brenda Gjermanisë, dhe 15 u devijuan në aeroporte të tjera: Nuremberg, Leipzig, Stuttgart, Linz dhe Salzburg. Ndërprerja afërsisht njëorëshe në Aeroportin Franz Josef Strauss të Mynihut shkaktoi humbje midis 1.5 dhe 2 milionë euro për shkak të vonesave, devijimeve dhe anulimeve, me rirezervime të mëvonshme të pasagjerëve.

Disa vende të kontinentit të Evropës po përballen me kërcënime serioze nga dronët luftarakë të Rusisë. I fundit dron rus që depërtoi në hapësirën e NATO-s, ra në një bllok banimi në Rumani. Ky incident vjen në një kohë kur Moska po intensifikon sulmet ndaj Kievit dhe kur po rritet frika mes aleatëve perëndimorë se Kremlini mund të përpiqet të ndryshojë ekuilibrat e konfliktit duke zgjeruar përmasat e tij. Deri më tani Rusia nuk ka lëshuar asnjë deklaratë se po përgatitet për ofensivë kundër vendeve të Europës.

Ndërkohë sulmet ndaj Ukrainës sa vijnë dhe janë intensifikuar, ndërsa këto të fundit kanë nisur kundërpërgjigjen.  Një sulm i fundit rus u regjistrua mëngjesin e sotëm ku u godit infrastruktura industriale në Zaporizhzhia ku 1 person mbeti i plagosur. Telegram raportoi se ushtria ukrainase sulmoi rafinerinë e naftës në Krime si dhe një aeroport ushtarak në Taganrog, qytet rus në detin Azov.