30-vjetori i Rita Orës i ka kushtuar jo pak këngëtares. Festa në një kohë pandemie, jo vetëm që i ka irrituar fansat e saj, por edhe ka çuar deri në pezullimin e licencës së lokalit i cili pranoi që të grumbullohen dhjetëra persona, duke u shndërruar në një rrezik për përhapjen e COVID-19.

Mësohet se licenca i është hequr për 6 javë, megjithatë referuar DailyMali shumë banorë të zonës kanë qenë kundër mbylljes së lokalit. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë, pasi pjesa më e madhe e punonjësve janë të zonës.

"39 punonjës ishin banorë të zonës", tregon një nga qytetarët. E megjithatë nuk ka qenë i këtij mendimi avokati Charles Holland që përfaqëson policisë. Sipas tij, organizimi i asaj feste ishte një nga shkeljet më të mëdha të rregullave të pandemisë.

Rita Ora pagoi menaxherin e lokalit 5 mijë paund që ai ta hapte restorantin vetëm për të, por ky vendim pati pasoja të rënda për të dyja palët.