Pas Italisë, radha është e jona

Pas Italisë, radha është e jona
Në Itali fryn një erë e vërtetë ndryshimi. Zgjedhja e ish Kryeprokurorit antimafia Piero Grasso në krye të Senatit Italian dhe e ish-zëdhënëses së Komisariatit të Lartë për Refugjatët Laura Boldrini në krye të Dhomës së Parlamentit, tregon dëshirën reale të një populli për t’u përmirësuar, për të vënë në krye e për t’u udhëhequr nga njerëz me integritet. Dëshirë për Rilindje të vërtetë.
Berluskoni, kjo xhaketë e vjetër e politikës së përtejdetit, u fërshëllye ndërsa futej në pallatin Madama për të dhënë votën e tij për “ndryshimin”.
Laura Boldrini është një mike e hershme e shqiptarëve. Për muaj të tërë jetoi mes Kukësit dhe Tropojës duke u kujdesur personalisht për sistemimin e refugjatëve kosovarë të dëbuar nga Lufta në Kosovë në 1999.
Edhe ish-kryeprokurori Antimafia Piero Grasso është një figurë e njeriut të Shtetit përballë Antishtetit. Edhe Antimafia italiane është një institucion i lidhur ngushtë me Prokurorinë shqiptare në luftën kundër krimit.
Po në Shqipëri? A e duam realisht ne shqiptarët ndryshimin? A e kuptojmë ne në të vërtetë politikën e re? Gjuhën e re? Konceptin e drejtë të lirisë?
Dimë të dallojmë ne shqiptarët, ne, një nga popujt më të rinj të Evropës se të sjellësh freski në politikë nuk do të thotë të hapësh një profil hileqar në Facebook?
Italia, kjo fisnike përballë nesh, po tregon se nga rrënojat politike tenton dhe dëshiron të zgjedhë më të mirën. Shumë shpejt. Në qershor është radha jonë të tregojmë se duam më të mirën për veten. Të heqim njëherë e mirë nga drejtimi xhaketat e vjetra të politikës.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe