Pas Jadon Sancho, Dortmund 'joshet' nga Premier League, kërkon yllin e Totenham

Pas Jadon Sancho, Dortmund 'joshet' nga Premier League, kërkon yllin e Totenham

Talenti i Totenham Hotspurs, Troy Parrot

Borussia Dortmund peshkon sërish në Angli, kësaj radhe tek Totenham Hotspurs për një 17- vjeçar i cili konsiderohet si e ardhmja e klubit. Quhet Troy Parrot, dhe është vetëm 17 vjeç por verdhezinjtë janë tërhequr nga aftësitë e sulmuesit irlandez i cili ende nuk ka debutuar me fanellën e parë të londinezëve. 

Tashmë tek Sprus-at, ka ardhur një trajner me të cilin shumë talente kanë pasur shije të hidhur, Jose Mourinho. Një klub emblemë për të rinjtë si Borussia Dortmund mund të shfrytëzojë rastin për t'a marrë si zakonisht lirë lojtarin dhe më pas pas pak vitesh ta shesin miliona euro. Jadon Sancho erdhi tek Dormund dy vite më parë. Atëhere anglezi ishte po 17 vjeç dhe Manchester City e dha 'free' por tani ai jo vetëm që është një nga lojtarët më të mirë të gjermanëve por kërkohet nga të mëdhenjtë e Europës me shifra marramendëse. 

Sergei Gnabry është një tjetër shembull, pavarësisht se është një gjerman por u rrit në Angli tek Arsenal. Topçinjtë pavarësisht se e promovuan nuk e preferuan tre vite më parë Gnabry-n por sot në 2019 ai është një nga lojtarët kyç të Bayern Mynih, ekipi kampion të Gjermanisë. Pak kohë më parë ai u kthye në Londër për të luajtur ndaj Totenham dhe i shënoi 4 gola në fitoren 2-7 në Ëembley. 

Më parë ishte parë që lojtarë të mëdhenj dhe talente nga Bundesliga të transferoheshin në Premier League, por duket se ekipet gjigande gjermane po e ndryshojnë këtë linjë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan