Harta e qarkullimit të anijeve në Ngushticën e Hormuzit
Anijet duket se po lëvizin nëpër Ngushticën e Hormuzit, sipas të dhënave nga faqja e gjurmimit MarineTraffic.
Disa mjete lundruese, të cilat sipas faqes përfshijnë anije të projektuara për transportimin e naftës, gazit të lëngshëm të naftës dhe kimikateve, mund të shihen duke kaluar nëpër këtë korridor detar kyç.
Kjo është lëvizja e parë e madhe e anijeve në këtë rrugëkalim kyç që nga nisja e luftës së SHBA-ve dhe Izraelit kundër Iranit shtatë javë më parë.
Sipas të dhënave të MarineTraffic, ato po kalonin në ujërat iraniane në jug të ishullit Larak, ndërsa më shumë anije të tjera cisternë po i ndiqnin nga Gjiri Persik.
Lajmi kryesor:
Irani mbyll sërish Hormuzin për shkak të bllokadës amerikane, ushtria: SHBA, nuk iu përmbajt angazhimeve/ Media: Të hënën raund i dytë negociatash në Pakistan











