Pas kërkesës së Ramës, prokurorët
zbresin në Lazarat

Pas kërkesës së Ramës, prokurorët<br />zbresin në Lazarat
GJIROKASTER- Pas kërkesës së kryeministrit Rama drejtuar kryeprokurorit Llalla për të forcuar angazhimin në luftën kundër drogës, dhe prezencë të prokurorëve në Lazarat për të hetuar ngjarjen, ka ardhur edhe reagimi nga këto struktura. Mbasditen e sotme është zhvilluar një takim i prokurorëve me Policinë në Gjirokastër për Lazaratin. Duke folur për “A1 Report”, kreu i Krimeve të Rënda Eugen Beci, tha se “Prokuroria ka qenë duke hetuar gjatë gjithë kohës lidhur me zhvillimet në Lazarat. Sipas Becit, hetimet nga Prokuroria janë shtrirë jo vetëm në terren, por edhe në institucione.
 
Kreu i Krimeve të Rënda Eugen Beci thotë se në takimin ishin të pranishëm dhe oficerët e policisë gjyqësore.
 
Paraditen e sotme, edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i kërkoi kryeprokurorit Llalla që të dërgojë prokurorë në Lazarat për të mbledhur provat, pasi deri më tani janë kryer veprimet policore.

Lazarati, Adnan Xholi takim me prokurorët dhe policinë
Ndërkaq një tjetër takim me prokurorët dhe policisë u parashikuar të zhvillohej në Gjirokastër mbrëmjen e sotme, Drejtori i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Adnan Xholi.
 
Takimi i prokurorëve me policisë zhvillohet për faktimin e plotë të veprimtarisë kriminale në Lazarat, si dhe pritet të diskutohet për gjendjen e deritanishme të hetimit dhe në vazhdim.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza

Hamas dhe Fatah, marrëveshje në Pekin për qeveri pajtimi! Angazhim pas luftës në gaza