PARIS - Teksa po qëndron në Francë me ftesë të presidenti Emanuel Macron në Ceremoninë e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe në Forumin e Parisit për Paqen, kreu i shtetit, Ilir Meta është takuar sërish me homologun italian, Sergio Mattarella.

Takimi i parë mes dy presidentëve u bë disa ditë më parë në Kalabri në kuadër të takimeve që Meta zhvilloi me arbëreshët për 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Përmes një statusi në faqen zyrtare në Facebook, Meta shkruan se: “Edhe në Paris me Presidentin e Italisë, Sergio Mattarella duke ndarë mbresat e paharruara dhe emocionet e takimit historik me arbëreshët në Kalabri", thuhet në postin e kreut të shtetit.